Dyshja qeveritare e Kosovës Bislimi dhe Nagavci vizitojnë të hënën Luginën e Preshevës
Lokale

Dyshja qeveritare e Kosovës Bislimi dhe Nagavci vizitojnë të hënën Luginën e Preshevës

03.Sep.2022 07:50
0

Të hënën e 5 shtatorit Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës që është përgjegjës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi bashkë me ministren e arsimit, Arbërie Nagavci, pritet të vizitojnë Luginën e Preshevës.

Dyshja qeveritare do ketë një seri takimesh në Bujanoc dhe Preshevë, me Këshillin Kombëtar Shqiptar, pastaj deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi e vizita në disa shkolla fillore të komunave që banohen me shumicë nga shqiptarët.

Ndryshe për këtë vizitë akoma nuk ka konfirmim zyrtar se nëse Beogradi  e ka dhënë pajtimin apo jo.

Nga zyra e zëvendëskryeministrit Bislimi, kanë thënë se së shpejti dalin me detaje.

Vizita e zyrtarëve të Kosovës në Luginë , mëtohet të zhvillohet në ditën kur në Kosovë, vjen për vizitë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/esnik-bislimi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kosova lejon vizitën e kryeministres së Serbisë
Gjuhet me miell në Prishtinë ministri Hekuran Murati (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration