Dremitje gjatë ditës: Nëse zgjat më pak se 30 minuta, bën shumë mirë për mendjen
Hapi nga karrigia në divan për të dremitur pas drekës është me të vërtetë i shkurtër. Por lajmi i mirë është se nuk duhet të ndihemi fajtorë: sipas hulumtimit të botuar në Psikiatrinë e Përgjithshme, dremitja e pasdites do të shoqërohej me një përmirësim të shkathtësisë mendore, vetëdijes për veten në hapësirë, rrjedhshmërisë verbale dhe kujtesës në punë.
Studimi, i kryer në më shumë se dy mijë qytetarë kinezë mbi 60 vjeç, zbuloi performancë njohëse “dukshëm superiore” tek ata që pushonin rregullisht, krahasuar me ata që flinin vetëm natën. Përveç kësaj, sipas ekspertëve, një gjumë i shkurtër pas drekës mund të ndihmojë në rikuperimin e një nate pa gjumë, siç dëshmohet tashmë nga studimet e mëparshme. Sidoqoftë, është mirë të mos teprohet: “Pushimet e gjata dhe shumë të shpeshta janë shoqëruar me funksione të dobëta njohëse”, thuhet në studim. “Në të kundërt, dremitjet e shkurtra (më pak se 30 minuta) dhe të shpeshta (katër herë në javë) janë shoqëruar me një rënie prej 84% të rrezikut të shfaqjes së sëmundjes Alzheimer.”
Një ndryshim tjetër midis atyre që pushojnë dhe atyre që nuk pushojnë jepet nga niveli i triglicerideve në gjak: analiza në të vërtetë ka zbuluar një nivel dukshëm më të lartë (megjithëse në normë) të triglicerideve, yndyrnave më të pranishme në gjakun tonë, tek ata mbi 60 vjeç që dremitnin rregullisht, krahasuar me ata që nuk flinin. Ky zbulim plotëson rezultatet e studimeve të tjera, sipas të cilave gjumi konsiderohet të jetë një faktor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare: për autorët, nivelet më të larta të triglicerideve mund të jenë për shkak të faktit se ata që pushojnë rregullisht pasdite priren të jenë më shumë ulur (dhe mbipeshë).
Ndërsa prisni për më shumë studime për të sqaruar njëherë e përgjithmonë rolin e dremtijes për mirëqenien tonë psikofizike – sipas autorëve të studimit, shkakësia midis pushimit dhe përmirësimeve njohëse duhet të thellohet – më mirë të mos teprohet: një dremitje që nuk e kalon gjysmën e orës është ideale për rikuperimin e forcës pa u mërzitur dhe pa rrezikuar të shtyni kohën për të fjetur në mbrëmje. (Focus) Edel Strazimiri / SCAN
copy(/home/titulli/public_html/images/image/remitje.jpg): failed to open stream: No such file or directory