Destani: Asociacioni i Luginës i ngutshëm dhe pa përkrahje (video)
Ndonëse seanca konstituive u mbyll më 12 shtator, për të vazhduar punën grupet punuese në hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave shqiptare të Luginës, tash e katër muaj themeluesit po vazhdojnë heshtjen.Kjo heshtje për deputetin popullor Shaip Kamberi, është siç është shprehur vrasje e Asociacionit nga vetë themeluesit e saj.
Për Skender Desatnin, nënkryetar i Komunës në Preshevë, ky asociacion ka qenë i ngutshëm dhe si i tillë nuk e ka pas përkrahjen e duhur.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile nga ana tjetër mendojnë se edhe ky veprim, është dëshmi e dështimit të vazhdueshëm të kësaj klase politike në Luginë.
Ndërkaq, Enkel Rexhepi i Këshillit të Drejtave të Njeriut të Luginës, Asociacionin e ka vlerësuar si farsë politike.
Asociacioni i Komunave Shqiptare të Luginës, është një vendim politik i marrë më 12 shtator në Preshevë nga këshilltarët e tre subjekteve politike shqiptare që veprojnë në Preshevë dhe Bujanoc dhe që nuk ka pas përkrahje të faktorëve vendor dhe ndërkombëtarë./
Ndërkohë që nga kjo seancë nuk ka pas asnjë veprim të themeluesve, as ndonjë përkrahje të faktorëve relevant./Titulli.com/