Deri më tani shtatë lista të certifikuara pranë KKZ-së në Bujanoc
Komisioni Komunal Zgjedhor në Bujanoc deri më tani ka shpallur, gjegjësisht certifikuar shtatë lista zgjedhore për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 24 prillit, raporton Titulli.com.Listat e shpallura së fundmi janë lista e Lëvizjes së Progresit Demokratik, lista e koalicionit të tre partive serbe, dhe lista e Partisë së Njësuar Rome.
Lista “Lëvizja e Progresit Demokratik – Jonuz Musliu” në zgjedhje lokale do të garojë me numër rendor 5, koalicioni “Lista serbe – Partia Socialiste e Serbisë, Serbia unike dhe Lëvizja serbe e ripërtëritjes” do të ketë numrin rendor 6, ndërsa “Partia e njësuar rome – Jekutni partija romani” do të jetë me numër rendor 7.
LPD ka dal me listën prej 41 kandidatëve për këshilltarë komunal, Lista serbe me 31 kandidatë, ndërsa Partia e Njësuar Rome me 14 kandidatë.
Afati i fundit për paraqitjen e listave zgjedhore pranë KKZ-së në Bujanoc është data 8 prill 2016, respektivisht 15 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve./Titulli.com/