Deputeti Kamberi, dorëzon propozimet për ndryshimin e kushtetutës së Serbisë (dokument)
Deputeti Popullorë Shaip Kamberi, ka dorëzuar propozimin për ndryshimin e kushtetutës së Serbisë në fushën e sistemit politik dhe ligjeve tjera që lidhen me të drejtat e pakicave dhe mënyrën e respektimit të tyre.
“Në emër të grupit parlamentar PVD - SDA, sot, para Grupit aksional për ndryshimin e sistemit politik në Serbi, paraqita propozimin për ndryshimin e Kushtetutës dhe 53 ligjeve tjera”, është shprehur Kamberi.
Sipas tij Kushtetuta e re jo vetëm që duhet që në mënyrë precize të garantojë të drejtat e pakicave dhe mënyrën e respektimit të tyre të drejtpërdrejtë, aq më tëpër nga ajo duhet hequr gjithë ato formulime të cilat mund ta pengojnë rrugën e integrimit në BE, thotë Kamberi shkruan Titulli.com.
Ai shprehet se formulimi i Preambulës duhet të ndryshohet në tërësi, duke ia përshtatur atë realiteteve të krijuara.
Shaip Kamberi është deputet popullorë nga Partia për Veprim Demokratik, ndërsa në Parlamentin e Serbisë vepron në kuadër të grupit parlamentar të Partisë për Aksion Demokratik të Sanxhakut (SDA) dhe Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Preshevë.
Më poshtë mundë të lexoni propozimet e dorëzuar Kuvendit të Serbisë: