Delegacioni nga Lugina takohet me ministrin Ramë Buja
Lokale

Delegacioni nga Lugina takohet me ministrin Ramë Buja

18.Jun.2012 16:06
0
Një delegacion nga Lugina i përbërë nga kryetari i Preshevës,  Ragmi Mustafa dhe kryetari i Bujanocit Nagip Arifi kanë zhvilluar një takim me ministrin e Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë së  Kosovës Ramë Buja. Ky delagacion  ka diskutuar me ministrin Buja, për arritjen e një marrëveshje rreth përcaktimit të kuatotës së studentëve nga Lugina për regjistrim në Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin e Prizrenit. Ministri Buja, ua ka rikujtuar krerëve të Luginës  se sistemimi i studentëve të kësaj ane përbën një çështje për të cilën Ministria e Arsimit angazhohet në vazhdimësi dhe se propozim-lista me kuotat e studentëve për pranim në këtë vit akademik do të shqyrtohet seriozisht. "Do të bëjmë më të mirën në këtë drejtim. Probleme kemi me drejtimet e shëndetësisë, arkitekturën dhe Fakultetin e Arteve, duke qenë se këto degë pranojnë numër të kufizuar të studentëve", është shprehur ministri Buja. Ministri Buja, po ashtu foli edhe për të gjitha zhvillimet e tjera në fushën e arsimit, në veçanti arsimin e lartë në Kosovë dhe angazhimet e Ministrisë së Arsimit për avancimin e tërë procesit arsimor në vend, si dhe procesin njohjes së diplomave. Gjithashtu delgacioni i Luginës i ka dorëzuar ministrit propozim  listën e kuotave për regjistrimin e studentëve në Kosovë./Titulli.com/  copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/Arifi-Mustafa-dhe-Buja-ne-Kosove.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Zana Ramizi, maturantja e dalluar e “Sezai Surroit”
Thirrje për familjarët - Nikoqirët e nxënësve të shkollave të mesme nga Amerika
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration