Delegacioni nga Bujanoci e Presheva takim në Washington me McDowell
Përfaqësuesit politik nga Bujanoci e Presheva, po realizojnë vizita në SHBA kan takuar H. Martin McDowell (Drejtor i Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore), në Departamentine Shtetit.
Postimi në Facebook nga Ardita Sinani:
Sot, me bashkëpunëtorët më të afërt për rajonin të Antony Blinken dhe Gabriel Escobar.
Në Departamentin e Shtetit, përkatësisht në Ministrinë e Jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Lugina e Preshevës në instancat më të larta të diplomacisë amerikane
Postimi në Facebok nga Ngap Arifi:
Takimi në State of Department - Washington DC na dha kurajo për të qëndruar sa më të vendosur në synimet tona.
Sot takuam H. Martin McDowell (Drejtor i Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore), ku nga ky takim dolëm të frymëzuar me premtimet se çështja e shqiptarëve të luginës do të ketë trajtim të veçantë.