Çfarë thonë shqiptarët në jug të Serbisë për njoftimin e Vuçiqit, përndjekja për shkelje të rendit kushtetues?
Lokale

Çfarë thonë shqiptarët në jug të Serbisë për njoftimin e Vuçiqit, përndjekja për shkelje të rendit kushtetues?

19.Apr.2024 09:32
0

Më 14 prill, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, bëri një deklaratë për ndjekjen penale të atyre që “shkelën rendin kushtetues të Serbisë” duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për arrestimin e Srecko Sofronijeviqit në Kosovë.

“Shqiptarët në Luginën e Preshevës ndihen absolutisht të pasigurt”, thotë për Radion Evropa e Lirë Ragmi Mustafi, zyrtar i lartë i Partisë për Veprim Demokratik (PDD) nga Bujanoci.

Përmendja e shqiptarëve në kuadër të arrestimeve për shkelje të rendit kushtetues, thotë Mustafi, ndikon në krijimin e një atmosfere, në të cilën ata shihen si armiq të shtetit.

“Bëhet fjalë për një presion të madh që nuk na lejon të mendojmë, të punojmë, të lëvizim lirshëm, aq më tepër kur e di që je një nga objektivat e tërhequr nga zyrtari më i lartë, presidenti i vendit”, thekson ai.

Ragmi Mustafi, i cili është edhe këshilltar politik i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, beson se deklaratat e presidentit të Serbisë u referohen të gjithëve nga komuniteti shqiptar që janë kritikë ndaj zyrtarëve të lartë të Serbisë.

Ai shton se shqiptarët nuk janë një pakicë e madhe kombëtare që mund të ndryshojë qeverinë në Serbi apo të ndikojë në çfarëdo mënyre dhe se presidenti i Serbisë duhet të jetë president i të gjithë qytetarëve.

“Askush tjetër nuk e cenon rendin kushtetues, por vetëm presidenti duke synuar në këtë mënyrë shqiptarët dhe kështu shkel Kushtetutën”, vlerëson Mustafi.

Ai shton se e gjithë atmosfera i kujton vitet e 90-ta.

"Është njësoj si kur Sllobodan Millosheviqi shpalli të gjithë në botë si armiq të Serbisë. Nxitja e luftës, shënjestrimi, përjashtimi i të tjerëve. Vendi i Serbisë është vetëm i serbëve dhe të gjithë të tjerët janë armiq të saj", thekson ai.

Ai, gjithashtu, vlerëson se në këtë mënyrë Serbia po “i afrohet një modeli të qeverisjes që i ngjan Rusisë”.

Sipas regjistrimit të vitit 2022, 61.687 shqiptarë jetojnë në Serbi, gjë që i bën ata pakicën e katërt më të madhe kombëtare.

Shqiptarët në Serbi jetojnë kryesisht në komunat në jug të Serbisë - Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

 

Çfarë përbën shkelje të rendit kushtetues?

Veprat penale kundër rendit kushtetues përcaktohen me Kodin Penal në Serbi.

Profesoresha e drejtësisë, Vesna Rakiq-Vodineliq, shpjegon për REL-in se një nga mënyrat është keqpërdorimi i autoritetit.

“Vepra e dytë penale që mund të jetë shkelje e rendit kushtetues mund të jetë tradhtia, e treta, për shembull, kapitullimi, sulmi antikushtetues ndaj rendit kushtetues e kështu me radhë”, thekson ajo.

 

Ajo shton se shkeljet e rendit kushtetues nuk duhet të sjellin vetëm përgjegjësi penale, por edhe përgjegjësi politike për vendimet që merren, të cilat cenojnë rendin kushtetues:

“Siç është shkelja e betimit të dhënë nga zyrtarë të ndryshëm se do të respektojnë Kushtetutën dhe ligjin”.

Ajo shpjegon se “më të rrezikuarit për të shkelur rendin kushtetues janë ata që janë në krye të shtetit”.

Siç thotë Rakiq-Vodineliq, një nga shkeljet e Kushtetutës është shkelja e parimit të ndarjes së pushteteve, kur ato vendime i merr dikush që nuk është i autorizuar për të marrë vendime të caktuara.

Ajo sheh shkelje të rendit kushtetues në vetë deklaratën e Vuçiqit.

“Ai tha se nga java e ardhshme prokuroria dhe policia do të fillojnë të bëjnë punën e tyre, së pari nga e di këtë kur bëhet fjalë për organet ekzekutive që janë të pavarura nga autoriteti dhe urdhrat e presidentit të republikës dhe e dyta, pyetja është pse nuk e kanë bërë deri më tani”, tha ajo.

Ajo beson se kuptimi i gjithë kësaj është "tregimi i muskujve" dhe kërcënimi me "autoritarizëm edhe më të madh".

Tensionet e fundit mes Serbisë dhe Kosovës kanë ndodhur në prag të votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 16 prill, për rekomandimin që Kosova të bëhet anëtare e kësaj organizate.

Vendimi duhet të konfirmohet nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, në mes të majit.

Edhe para këtij vendimi, dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, nën lehtësimin e Bashkimit Evropian, ka ngecur, ndërsa të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për mospërmbushje të obligimeve nga Marrëveshja e Ohrit.

Kjo marrëveshje u arrit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fillim të vitit 2023 në Ohër, të cilët ranë dakord për hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/hqiptaret-bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Brnabiq: Zgjedhjet lokale dhe ato të Beogradit më 2 qershor
Ndihmëssekretari amerikan O’Brien vjen për takime me krerët e Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration