Çfarë është grupi Wagner dhe ku janë luftëtarët e tij?
Rajoni dhe Politika

Çfarë është grupi Wagner dhe ku janë luftëtarët e tij?

25.Jul.2023 07:59
0

Forcat Wagner janë punësuar për t’i ruajtur minat në Republikën e Afrikës Qendrore (CAR) dhe Sudan. Menjëherë pas grushtit të shtetit të dështuar, qindra prej tyre u raportuan se ishin larguar nga CAR, për shkak të pasigurisë mbi të ardhmen e grupit. Në Mali, në Afrikën Perëndimore, qeveria i përdor ata për të luftuar grupet militante islamike. Në Libi, trupat Wagner mbështesin forcat e gjeneralit Khalifa Haftar. Yevgeny Prigozhin ka theksuar kohët e fundit për Afrique Media TV pro-Kremlinit se “nuk ka pasur dhe nuk do të ketë reduktim në programet tona në Afrikë” si rezultat i zhvillimeve në Rusi

Udhëheqësi i grupit mercenar, Wagner, Yevgeny Prigozhin, është parë në një video duke iu drejtuar trupave të tij në Bjellorusi. Prigozhin nuk ishte parë që nga fundi i qershorit, kur ai udhëhoqi disa mijëra luftëtarë Wagner në një rebelim jetëshkurtër kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë. 

 

Yevgenny Prigozhin thotë se ai themeloi Wagner në vitin 2014.

Një biznesmen i pasur me dosje penale, ai njihet si “kuzhinieri i Putinit” sepse siguronte katering për Kremlinin. Në vitin 2014, Wagner filloi të mbështeste forcat separatiste pro-ruse në Ukrainën lindore dhe mendohet se ka ndihmuar Moskën të aneksojë Krimenë. Forcat Wagner kanë qenë gjithashtu aktive në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. 

Image
Yevgeny Prigozhin me mercenarë në Ukrainë. Prigozhin rriti numrin e trupave të Wagnerit në vitin 2022 duke rekrutuar të burgosur rusë. Rreth 80% e trupave të saj në Ukrainë vinin nga burgjet, sipas Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

Komandanti i parë në terren i grupit besohet të ketë qenë Dmitri Utkin, veteran i luftërave të Rusisë në Çeçeni. “Wagner” është shenja e tij e thirrjes në radio. Përpara luftës në Ukrainë, vlerësimet sugjeronin se Wagner kishte rreth 5 mijë luftëtarë - kryesisht veteranë të regjimenteve elitare të Rusisë dhe forcave speciale. Megjithatë, numri i grupit u rrit ndjeshëm pas fillimit të luftës. Përpara rebelimit të qershorit, Yevgeny Prigozhin tha se ai komandonte 25 mijë trupa. Megjithëse forcat mercenare janë teknikisht të paligjshme në Rusi, Wagner u regjistrua si një “kompani ushtarake private” në vitin 2022. 

Detyra e Wagnerit në Ukrainë 

Wagner ishte shumë i përfshirë në pushtimin e qytetit lindor të Ukrainës, Bakhmut për Rusinë. Trupat ukrainase thonë se luftëtarët e saj u dërguan në sulme në numër të madh në terren të hapur dhe shumë prej tyre u vranë. Në javët para të pushtimit të Rusisë, mendohet se Wagner kreu të ashtuquajturat sulme me “flamur të rremë” në Ukrainë, për t'i dhënë Kremlinit një pretekst për pushtim. Këto janë sulme që kryhen nga njëra palë, por fajësohen nga ana tjetër. Prigozhin rriti numrin e Wagnerit në vitin 2022 duke rekrutuar të burgosur rusë. Rreth 80% e trupave të saj në Ukrainë vinin nga burgjet, sipas Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

 

Pse trupat e Wagner organizuan një kryengritje?

Prigozhin kritikoi rregullisht ministrin rus të mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe shefin e shtabit të forcave të armatosura ruse, Valery Gerasimov, për qasjen e tyre ndaj luftës.

Image
Janë shfaqur imazhe të cilat duket se tregojnë luftëtarët e Wagnerit duke trajnuar ushtarë bjellorusë në një bazë në jug-lindje të Minskut.

Ai gjithashtu kundërshtoi një urdhër nga ministria e mbrojtjes për t'i dhënë asaj kontrollin e grupit. Më 24 qershor, rreth 5 mijë trupa Wagner morën kontrollin e qytetit jugor rus të Rostov-on-Don dhe u zhvendosën drejt Moskës, me qëllimin e deklaruar për të hequr udhëheqjen ushtarake. Megjithatë, Prigozhin ndaloi përparimin pas negociatave me Kremlinin, të cilat u ndërmjetësuan nga udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko. Luftëtarëve të Wagnerit iu tha se mund të bashkoheshin me ushtrinë e rregullt ruse ose të shkonin në Bjellorusi, së bashku me Prigozhinin.

Ku janë luftëtarët e Wagnerit tash?

Pas rebelimit të dështuar të Wagnerit, pati pasiguri mbi vendndodhjen e Prigozhinit.

Lukashenko ka theksuar se nuk kishte shkuar në mërgim në Bjellorusi, por ishte në Shën Petersburg. Presidenti Putin ka njoftuar se Prigozhin kishte marrë pjesë në një konferencë në Kremlin pesë ditë pas rebelimit të Wagnerit, për të diskutuar të ardhmen e grupit. Sidoqoftë, Prigozhin së fundmi është shfaqur në një video duke iu drejtuar trupave të Wagnerit në Bjellorusi. BBC-ja ka verifikuar se pamjet janë marrë në një bazë në Tsel, në jug të vendit, e cila tani është shtëpia e rreth 600 luftëtarëve Wagner.

Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë ka bërë të ditur se luftëtarët e Wagnerit po mësojnë forcat e saj të mbrojtjes territoriale. Ushtria amerikane thotë se trupat e Wagnerit në Ukrainë nuk janë më “pjesëmarrëse në ndonjë kapacitet të rëndësishëm” në luftë.

Ku tjetër operon Wagner?

Image
Anëtarët e Wagnerit kanë vepruar në Siri. Mercenarët e Wagnerit kanë qenë në Siri që nga viti 2015, duke luftuar së bashku me forcat proqeveritare dhe duke ruajtur fushat e naftës.

Forcat Wagner janë punësuar për t’i ruajtur minat në Republikën e Afrikës Qendrore (CAR) dhe Sudan. Menjëherë pas grushtit të shtetit të dështuar, qindra prej tyre u raportuan se ishin larguar nga CAR, për shkak të pasigurisë mbi të ardhmen e grupit. Është raportuar se shumë janë kthyer. Në Mali, në Afrikën Perëndimore, qeveria i përdor ato për të luftuar grupet militante islamike. Në Libi, trupat Wagner mbështesin forcat e gjeneralit Khalifa Haftar. Yevgeny Prigozhin ka theksuar kohët e fundit për Afrique Media TV pro-Kremlinit se “nuk ka pasur - dhe nuk do të ketë - reduktim në programet tona në Afrikë” si rezultat i zhvillimeve në Rusi. Mercenarët e Wagner kanë qenë gjithashtu në Siri që nga viti 2015, duke luftuar së bashku me forcat pro-qeveritare dhe duke ruajtur fushat e naftës.

Si fiton para Wagner?

Sipas presidentit Putin, Wagnerit iu dhanë 86.26 miliardë rubla (1 miliard dollarë) para të qeverisë midis majit 2022 dhe majit 2023 për të paguar trupat. Thesari i SHBA-së thotë se kompanitë private të Prigozhinit kanë bërë fitime në shumë vende ku operojnë forcat Wagner - në miniera ari dhe diamanti në CAR dhe Sudan dhe në fushat e naftës dhe gazit në Siri. Prokurorët ukrainas kanë njoftuar se tre mercenarë të Wagnerit vranë dhe torturuan civilë pranë Kievit në prill 2022, së bashku me trupat e rregullta ruse.

Inteligjenca gjermane thotë se trupat e Wagnerit mund të kenë masakruar edhe civilë në Bucha në mars të vitit 2022. OKB-ja dhe qeveria franceze kanë akuzuar trupat Wagner për përdhunimin dhe grabitjen e civilëve në CAR. Në vitin 2020, ushtria amerikane akuzoi mercenarët e Wagner për vendosjen e minave tokësore dhe pajisjeve të tjera shpërthyese të improvizuara në dhe rreth kryeqytetit libian, Tripoli.

Përktheu: Blerta Haxhiu

copy(/home/titulli/public_html/images/image/agner-.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kjo është lista e përfituesve të subvencioneve ekonomike në komunën e Bujanocit
Policia gjobit holandezin me "Porsche" në shpejtësinë 250 kilometra në orë në rrugën afër Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration