Lokale
Çështja e Luginës jashtë agjendës kosovare
Ish-udhëheqësi komunist i Kosovës, Azem Vllasi, edhe pse nuk shpreh ndonjë interesim për inkuadrimin në politikë, ai thotë se po të ftohej për ta udhëhequr dialogun me Serbinë, këtë do ta bënte më mirë se çdokush tjetër, ka thënë gjatë një interviste për gazetën Lajm.
Vllasi përmes kësaj interviste, vlerëson se Serbia të paktën edhe 30 vite nuk do ta ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës.
“Ne si shtet dhe klasë politike më shumë po tregohemi të varur nga faktori ndërkombëtar sa që edhe vetë ndërkombëtarët kërkojnë nga ne. Neve na duhet ende ndihma e faktorit ndërkombëtar, mirëpo nuk është mirë që klasa jonë politike e mban veten në pozitë të varësisë më shumë se që ndërkombëtarët kërkojnë nga ne. Klasa politike kryesisht është e përkushtuar për veten e tyre“, tha Vllasi.
Gjithashtu ai foli edhe për Mitrovicën dhe Luginë dhe se nuk ka nevojë që Mitrovica të jetë temë diskutimi, sepse Mitrovica është Kosovë.
“Ajo është një çështje e brendshme e Kosovës, përderisa nuk shtrohet asnjë çështje e brendshme, asnjë pjesë e territorit, asnjë qytet i Serbisë, as Presheva, as Bujanoci, për ndonjë arsye në dialog nuk duhet as Mitrovica“, dekalaroi Vllasi.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!