Bujanoci e Presheva pas zgjedhjeve të 24 Prillit (video)
Gjendja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, parasëgjithash, kërkon angazhim në zgjidhjen e problemeve kombëtare e më pas atyre politike dhe ekonomike, vlerësojnë përfaqësues të shoqërisë civile.Lidershipi i posadalur nga zgjedhjet e 24 prillit, sipas Belgzim Kamberit, kryetar i Këshillit të Drejtave të Njeriut, duhet të ketë parasysh se pazhvilueshmëria ekonomike e këtij rajoni është pasojë e diskriminimit dhe shtypjes shtetërore mbi baza kombëtare, prandaj, sipas tij, fokusi duhet të jetë në zgjidhjen e të drejtave kombëtare.
Nga ana tjetër, Gazmend Arifi, përfaqësues i Qendrës Europiane të Luginës, konsideron se e mira e zgjedhjeve të 24 prillit është dënimi që morën strukturat e kaluara nga elektorati, por ai ëshët skeptik në zgjidhjen e çështjes kombëtare edhe nga strukturat e reja.
Shqiptarët në Serbi, vazhdojnë të jenë pjesa më e diskriminuar e kombit. Sipas një hulumtimit të pavarur të medieve mbi urrejtjen e pakicave nacionale nga shumica serbe, bëhet e ditur se pakica shqiptare zë vendin e parë për urrejtje nga shumica serbe, në Serbi./B.Rexhepi/Titulli.com/