Bujanoci dhe Presheva përfitojnë donacion nga Japonia me vlerë prej 140 mijë euro
Qeveria e Japonisë do të sigurojë rreth 537.000 euro për avancimin e shëndetësisë dhe ruajtjen e ambientit në Serbi, kryesisht për komunat e prekura nga kriza e refugjatëve, shkruan Titulli.com.Sipas njoftimit të ambasadës së Japonisë në Beograd, ndihmat do t’i ndahen nesër në një ceremoni solemne komunave Shid, Bujanoc, Bosilegrad, Dimitovgrad, Preshevë dhe Trgovishtë.
Komuna e Bujanocit nga ky donacion do të përfiton një veturë-ambulance me pajisje mjekësore dhe një maune me rezervuar uji me vlerë të përgjithshme prej 109, 050 euro.
Ndërsa për komunën e Preshevës është siguruar një veturë-ambulance me vlerë prej 31.000 euro.
Kontratat e donacioneve do të nënshkruhen të Premten (26 Shkurt) në ambasadën e Japonisë në Beograd./Titulli.com/