Bujanocasi varet për shkak të mbylljes së firmës
Lokale

Bujanocasi varet për shkak të mbylljes së firmës

07.Apr.2014 13:52
0
Ish punëtori i “Integralit” Miroslav Stoshiq Gjura nga Ljiljanca (56), për shkak të mbylljes së ndërmarrjes ku ai kishte punuar, ka vendosur që të varet. Trupi i pajetë i Stoshiqit është gjetur sot (e hënë) në mëngjes në shtëpi, në fshatin Lilancë të komunës së Bujanocit, raporton Ok Radio. I ndjeri ka punuar si teknikë ndërtimi në ndërmarrjen “Integral” në Bujanoc, deri në mbyllje të saj. “Për shumë vite ka punuar në kompaninë e ndërtimit “Integral”. Që kur ajo ndërmarrje u mbyll, ai gjithnjë ka kërcënuar se do ta vrasë veten, kështu që motivi i vetëvrasjes së tij është padyshim humbja e vendit të punës. Me veprimin e tij asgjë nuk ka zgjidhur, vetëm sa e ka lënë familjen në vuajtje dhe probleme më të mëdha”, kanë thënë për këtë medium banorët e Lilancës, transmeton Titulli. Përndryshe, familja e Miroslav  Stoshiq Gjure, sipas fjalëve të atyre të cilët e njihnin, ishte me gjendje materiale mesatare. Jetonte me bashkëshorten dhe tre vajza./Titulli.com/
Samit ndërkombëtarë në Turqi, ftohen të interesuarit nga Lugina të aplikojnë për pjesëmarrje
100 shtëpi në Luginë, e para mbulohet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration