Bujanoc: Shkollat me ngrohje stabile, komuna me buxhet edhe të emergjencës
Lokale

Bujanoc: Shkollat me ngrohje stabile, komuna me buxhet edhe të emergjencës

27.Feb.2018 08:40
0
Drejtorati për arsim, pranë komunës së Bujanocit ka vlerësuar se në të gjitha shkollat fillore dhe ato të mesme gjendja e ngrohjes brenda objekteve shkollore është e mirë.

Driton Rexhepi kryeshef i këtij drejtorati, tha për Titulli.com se me vendimin mbi buxhetin e komunës së Bujanocit për vitin 2018 janë ndarë mbi 10 milion dinarë të destinuara për ngrohje të shkollave dhe objekteve përcjellëse.

Sipas Rexhepit disa shkolla sistemin e ngrohjes e kanë me qymyr disa me dru me mazut e disa edhe përmes ngrohjes së qytetit, shkruan Titulli.com.

Ai theksoi se ka kontaktuar me të gjitha shkollat të cilat tani për tani kanë ngrohje dhe nuk ka ndonjë vërejtje.

“Ne kemi pozicion të veçantë për ndonjë emergjencë eventuale dhe sapo të marrim ndonjë kërkesë do të intervenojmë, ashtu që të mund të zhvillohet normalisht procesi edukativo-arsimor”, u shpreh Rexhepi.

Në komunën e Bujanocit mësimin fillorë dhe të mesëm për vitin 2017/2018 e vijojnë 4796 nxënës në dy shkolla të mesme dhe 12 shkolla fillore edhe atë mësimin në gjuhën shqipe e vijojnë 2759 nxënës ndërsa shkollimin në gjuhën serbe e ndjekin  2073 nxënës.

Bujanoc: Koncerti "Ndihma juaj realizon ëndrrën e maturantit" shembull pozitiv
Rrëmbimi i Euridikës, libri më i ri i poetit nga Presheva
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration