Bujanoc: Prezantohet raporti mbi përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip
Lokale

Bujanoc: Prezantohet raporti mbi përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip

23.Mar.2018 15:50
0
Në amfiteatrin e fakultetit ekonomik në Bujanoc është prezantuar raporti i veçantë i mbrojtësit të qytetarëve për përdorimin e zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip në komunat ku jeton pakica shqiptare.

Zoran Pashalliq, mbrojtësi i qytetarëve të Serbisë duke prezantuar në pika të shkurtra raportin tha se do të punohet në përmirësimin dhe rekomandimet që janë dhënë nga ky raport në mënyrë që të përmirësohet gjendja e përdorimit të gjuhës shqipe.

I pranishëm në këtë prezantim ishte edhe shefi i OSBE-së në Serbi, Andrea Orizio i cili tha se do të vazhdohet të përkrahen projekte të këtillë me qëllim të avancimit të përdorimit të gjuhëve të pakicave nëpër komunat e caktuara.

Orizio shtoi gjithashtu se OSBE përkrah avancimin e mësimit të gjuhës zyrtare shtetërore me qëllim të krijimit të mundësive më të mira në punësim nëpër institucione publike, shkruan Titulli.com.

Shaip Kamberi gjatë fjalimit të ij pati një vërejtje se prezantimi u bë vetëm në gjuhën serbe edhe pse ai fjalimin etij e kishte përgatitur në gjuhën shqipe por vazhdoi në serbisht.

“Ekzistojnë probleme edhe nëpër institucione shtetërore se mosnjohja e gjuhës krijon probleme edhe në procesin e lëndëve të ndryshme”, tha Kamberi.

Ndërsa kryetari Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq u shpreh se do të punojë në rekomandimin e këtij raporti për përpilimin e një lloj katalogu me emra dhe mbiemra shqiptarë që do të jenë në shërbim të zyrave të ofiqarisë.

Të pranishëm në këtë prezantim ishin përfaqësues të jetës publike, Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe zyrtarët nga zyra e mbrojtësit të qytetarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, Bekim Ajdini dhe Ana./Titulli.com/

Gjuriq: Presheva, Bujanoci dhe Medvegja nuk do të jenë pjesë e Kosovës
Orizio: Jugu i Serbisë ka potenciale të mëdha zhvillimi, bashkë do t'i shfrytëzojmë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration