Bujanoc: Mbahet panairi "Bleta nuk njeh kufi", prezantuan 50 bletarë (foto)
Bujanoci sot ishte nikoqir i bletarëve nga gjashtë shtete të Ballkanit, si Serbia, Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Bullgaria dhe Greqia në Panairin e Shtatë Ndërkombëtar të Bletarëve "Bleta nuk njeh kufi".
Në hapjen solemne të panairit, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi falemnderoi organizatorët e këtij panairi që me sukses ka arritur që në Bujanoc t'i tubojë bletarët nga gjithë rajoni, duke e shndërruar Bujanocin në qendër të Ballkanit për bletari. Ai në fjalën e tij theksoi se do të vazhdojë që ta përkrahë sektorin e bletarisë, pasi që viteve të fundit kjo veprimtari po bëhet shumë tërheqëse dhe fitimprurëse.
Sipas organizatorëve, në këtë panair janë prezentuar prodhimet e më shumë se 50 bletarëve, dhe se janë të kënaqur me numrin e vizitorëve.
Panairin e bënë edhe më interesant shfaqja e fëmijëve nga Enti Parashkollor "Gëzimi Ynë" në Bujanoc, të cilët me këngë dhe valle i dhanë jehonë edhe më të madhe panairit.
Panairi u organizua nga tri shoqatat e bletarëve nga komuna e Bujanocit "Polen 2012", "Nectar 2022" dhe "Apicula", me përkrahje të komunës së Bujanocit.
Tekst i publikura në Facebook nga komuna e Bujanocit: