Bujanoc: Lëvizja e Progresit Demokratik kontratë për qeverisje progresive pas 2 qershorit (foto)
Lëvizja e Progresit Demokratik ka përfunduar fushatën zgjedhore për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale më 2 qershor në komunë të Bujanocit.
Kandidati për kryetar i kësaj liste, Shqiprim Musliu është shprehur me kontratë për 4 vjet qeverisje të mirë, progresive e të ndershme në komunë të Bujanocit.