Bujanoc: Këshilli Komunal për Siguri mban seminar
Këshilli për Siguri dhe Parandalim të Kriminalitetit i Kuvendit Komunal, sot mbajti seminarin gjatë të cilit u diskutua "Fenomenet negative në shoqëri". Ky seminar u realizua në bashkëpunim me OSBE-në.
Gjatë këtij seminari ligjëruanDr. Flora Halili për temën "Përdorimi i substancave narkotike" e cila shpjegoi llojet e narkotikëve dhe ndikimin e tyre tek përoruesi.
-Për temën "Dhuna në familje" ligjëroi Valdete Osmani, ekspertja nga OSBE, e cila ofroi të dhëna nga gjendja aktuale në Serbi për dhunën nga këndvështrimi i barazisë gjinore.
Ajo duke treguar statistika theksoi se në numër shumë më të madh gratë janë viktimë e dhunës seksuale, psiqike apo ekononike. Më pak ndodhë të jenë burrat viktima.
U theksua edhe për rëndësinë e masave të mbrojtjes ndaj viktimës që ndërmarrin organet e rendit dhe u potencua se ndoshta fakti se numri i rasteve të dhunës nuk ka rënie dhe ndodh që kryerësit e këtyre veprave janë shpesh recidivistë është pikërisht fakti se normat ligjore nuk po zbatohen drejtë dhe sa duhet në praktikë.
Për temën "Trafikimi me njerëz" si vepër penale e paraparë me nenin 350 të Kodit Penal foli këshilltari i Prokurorisë për krim të organizuar Dragan Çesto.
Gjatë ligjërimit të tij foli për sfidat që kanë gjatë ndjekjes së këtyre rasteve dhe nevojën e bashkëpunimit rajonal për të arritur deri te trafikantët. Potencoi se rajoni ynë dhe pjesa veriore e Serbisë, janë ndër ato rajone ku më shpesh trafikantët tentojnë në mënyrë joligjore të hyjnë në Serbi edhe pse është konstatuar se Serbia zakonisht është vend tranzit.
Ai tregoi që mënyrat më të shpeshta për ta kaluar kufirin ilegalisht janë:
1. Ndërrimi i identit,
2. Kalimi i kufirit nëpër kamionë me grurë apo misër,
3. Kufiri i kufirit me gomone,
4. Hapja e tunelave në kufirin kah Hungaria
5. VIP migrantët, të cilët kanë kushte financiare dhe kalojnë kufirin me vetura nga dy a tre persona, për t'i shmangur dyshimeve.
Gjatë vitit 2021 sipas statistikave rreth 27.413 persona kanë tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë joligjore në Serbi.
Ajo që mbetet sfidë për prokurinë është mungesa e përkthyesëve për migrantët që vijnë nga Lindja e Mesme, mungesa e fondeve dhe bashkëpunimi rajonal.
Ky tekst është publikuar në Facebook nga Kuvendi Komunal i komunës së Bujanocit
copy(/home/titulli/public_html/images/image/7C80B0B-708F-480E-BF40-EEB41D50A698.jpeg): failed to open stream: No such file or directory