Katër muaj nga inaugurimi i rrugës që lidhë fshatin Breznicë dhe kështu edhe malësinë e Bujanocit me qytetin, paraqiten edhe rreziqet e para për shfrytëzuesit e kësaj rruge.
Masive shkëmbore janë shembur në rrugën e Breznicës duke bllokuar një trase të rrugës së sapondërtuar që ka një gjatësi prej rreth gjashtë kilometrave.
Për hapjen dhe asfaltimin e kësaj rruge gjarpërore që u gëzuan të gjithë, u patë thënë se do të përmbush të gjitha kriteret e sigurisë, në mesin e të cilave do të vendosen edhe rrjetat në malet shkëmbore buzë rrugës.
Gazetari i Titullit që përdori këtë rrugë për qarkullim vërtetoi se rrjetat mungojnë, ndërsa në dy vende të kësaj rruge hasi në gurë të shembur në asfalt, të cilët për fat të mirë nuk kanë rastisur në ndonjë kalimtar të rastit.
Rruga e Breznicës, ndërtimi i së cilës kushtoi rreth 120 milionë dinarë, u lëshua në përdorim më 25 nëntor të vitit të kaluar./Titulli.com/