Botohet libri i dytë "Faqeve të Kohës" nga autori Shefat Ademi
Doli nga shtypi libri i dytë "Faqeve të Kohës" nga autori Shefat Ademi.
"Faleminderoj recensentët Prof. dr. Berton Sulejmanin dhe Prof. dr. Salajdin Salihun për punën që kanë treguar gjatë përpilimit të këtij libri. Poashtu faleminderoj, edhe lektorin prof. Isuf Bytyçin, i cili në cilësinë e lektorit të librit ka bërë një punë të shkëlqyer", ka shkruar Shefat Ademo.
Ai ka njoftuar se libri doli në dritë me ndihmën, e Qeverisë së Kosovës, dhe Këshillit Nacional Shqiptar në Republikën e Serbisë, dhënë donacion Shoqatës së Shkrimtarëve "Feniks" për aktivitetet e saja.
"Librin tash e tutje, do ta gjeni në bibliotekat e shkollave të Komunës së Preshevës dhe më gjerë", ka shkruar autori.