Blerja e koleksionit të rrallë të Jeronim De Reda nga Shqipëria në 1952
Kulturë

Blerja e koleksionit të rrallë të Jeronim De Reda nga Shqipëria në 1952

02.Apr.2021 09:48
0

Veprimtaria linguistike dhe patriotike e arbëreshit Jeronim De Reda është pikënisja dhe gurthemeli i forcimit të identitetit kombëtar shqiptar midis arbëreshëve të Italisë dhe p ropagandimin e çështjes shqiptare në Itali.

Jeronim De Rada ishte një ndër figurat më dominuese të Rilindjes sonë Kombëtare, duke publikuar të parën gazetë shqiptare “L’Albanese d’Italia”, dhe duke publikuar libra dhe vepra të tjera për historinë e Shqipërisë dhe kulturën arbëreshe.

Ai përkrahu lëvizjen kombëtare shqiptare dhe erdhi në kontakt për promovimin e kësaj çështjeje me veprimtarë të tjerë dhe personalitete të huaja të kohës. Në këtë drejtim, ai kontribuoi edhe me publikimin e revistës shumë të rëndësishme “Flamuri i Arbrit”.

Për të gjitha këto arsye, shteti shqiptar nuk do të hezitonte për të futur dorën thellë në xhep në vitin 1952, për të pasur në fondin e tij një nga kryeveprat e letërsisë Arbëreshe, dorëshkrimin origjinal të “Këngëve të Milosaos” të Jeronim De Radës.

Për të shtirë në dorë koleksionin dhe sende të tjera të Jeronim De Rada, qeveria shqiptare pagoi plot 3 milion lireta.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/696x429.png): failed to open stream: No such file or directory
Ish-shefi i stafit të Hashim Thaçit: Edhe sot do ta jepja Leposaviqin për Preshevën
Një kompani zvicerane po teston një robot për të dezinfektuar avionët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration