Bkosieri Shefat Isufi: Në Beograd u paraqita kuqezi, nuk u mposhta
Shefat Isufi, boksieri me prejardhje nga Tërnovci, më 21 maj të muajit të kaluar u përball kundër Ericles Torres Marinm, në Beograd të Serbisë.
Në një intervistë të dhënë për “Kanalin 10”, 31 vjeçari foli rreth meçit, ndjenjave dhe përgatitjet e tija për meçin kundër Filipinezit.
“Këtë meç e kamë pritur shumë gjatë, meçit në Beograd i kam kushtuar më shumë rëndësi duke e dituar edhe historinë me Serbinë”
“Në Beograd skam dashur të dal si humbës dhe ja arrita qëllimit tim, pasi që përgatitjet shtatë mujore dolën të jenë të suksesshme”
“Në Beograd u paraqita me ngjyrat kuq e zi dhe u ndjeva krenar që jam Shqiptarë”
Në pyetjen se a morri reagime negative për veshjen kuq e zi, ai u përgjigjë:
“Për ngjyrat e veshjes sime nga ana e shqiptarëve morra shumë reagime pozitive, kurse serbët u vërejtën që gjatë gjithë kohës shikonin me një sy të inatosur, por ajo më dha edhe më shumë motivim për fitoren time”.
“E kishim frikën se do të ndodhte diçka para meçit, por pasi që dola fitues gjithçka shkoi mirë dhe jam shumë i kënaqur me mbështetjen ” përfundoi Isufi.
Shefat Isufi u bë boksieri i parë shqiptar që pas lufte zhvillon një meç në Beograd dhe doli fitues duke mposhtur me KO kundërshtarin e tij. /Insporti.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/hefati-isufi.jpg): failed to open stream: No such file or directory