Bislimi në Politico: Shpresojmë t’ia nisim shpejt procesit për arritjen e “Marrëveshjes Bazike” me Serbinë
Rajoni dhe Politika

Bislimi në Politico: Shpresojmë t’ia nisim shpejt procesit për arritjen e “Marrëveshjes Bazike” me Serbinë

12.Dec.2022 07:18
0

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, gjatë një interviste për “Politico”, ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. 

I autorizuari i kryeministrit Albin Kurti për dialogun, ka thënë se shpresojnë ta arrijnë një marrëveshje bazike me Serbinë dhe ky proces të nis shpejt.

Ai ka deklaruar se mund të quhet edhe traktat, poqë do t’i zgjidhte një mori të mosmarrëveshjeve në mes dy shteteve.

“Ne do ta quajmë këtë një traktat bazë – një traktat që mund të sjellë zgjidhje për shumicën e mosmarrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por jo domosdoshmërisht do të thotë normalizim i plotë”. 

Bislimi foli për dialogun, teksa në intervistë tregoi për aspiratën e Kosovës për t’u integruar në Bashkimin Evropian.

Në këtë kontekst, problem është dhe dialogu, pasi pesë vende të BE-së ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.

“Unë mendoj se vetë ideja për të pasur këtë hap të ndërmjetëm mund të jetë e mjaftueshme,” tha Bislimi, “për të treguar përkushtimin e palëve ndaj atyre vendeve skeptike – dhe për t’i çuar ato në rrugën e njohjes”, transmeton Express.

Gjatë muajit dhjetor Kosova pritet të aplikojë për t’u anëtarësuar në BE. 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/etkovic-bislimi-lajcak.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Rahovica e Preshevës, për çdo 28 nëntor merr dënime për flamurin kombëtar (video)
Situata në veri të Kosovës, Rusia e fajëson BE-në
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration