BIPMB: Tensionet fetare në Luginë të inicuar nga ndivid të papërgjegjshëm e me qëllime tendencioze
"Shqiptarët e Luginës së Preshevës, nuk kanë të përbashkët me boshnjakët e Novi Pazarit, si në aspektin kulturor, regjional, kombëtare e as politik. Mirëpo, këtyre tensioneve po i kontribon edhe politika e pushteteve në Luginë, e cila problemet artificiale po i barti nga sfera e politikës në fushën fetare", u tha gjatë takimit të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPMB).Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi organizoi në Preshevë një takim pune me bashkëpuntorët e tij në Këshillin e Bashkësisë Islame, që vepron në kuadër të BIPBM-së dhe shqyrtuan situatën e krijuar rreth të të ashtuquajturit Mexhlis i Novi Pazarit nga Sanxhaku, i cili thirret në emër të Këshillave të Kosovës.
BIPBM, këto veprime i vlerëson të pahijshme dhe shumë të dëmshme, të cilat janë duke lansuar disa individë të papërgjegjshëm e me qëllime tendencioze, pikërisht në prag të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
BIPBM, fton dy palët: Bashkësinë Islame të Kosovës, në krye me Myftiun Naim Ternava, që t’i ulin tensionet, ngase ka ardhur koha që ky institucion i lartë fetar në Kosovë, të sugjeroj KBI-ve të integrohet në institucion e pavarur të jetës fetare të BIPBM-së, nga Lugina e Preshevës, i themeluar që nga viti 2003, ashti siç është Meshihati i Sanxhakut në Serbi.
BIPBM, reagon ashpër ndaj përzierjes së Meshihati të Sanxhakut, në Luginë të Preshevës, duke krijuar tensione të panevojshme. Shqiptarët e Luginës së Preshevës, nuk kanë të përbashkët me boshnjakët e Novi Pazarit, si në aspektin kulturor, regjional, kombëtare e as politik. Mirëpo, këtyre tensioneve po i kontribon edhe politika e pushteteve në Luginë, e cila problemet artificiale po i barti nga sfera e politikës në fushën fetare.
Gjithashtu, Myfti i Luginës së Preshevës, i cili njëherit është edhe Koordinator i lëndës fetare i ndau dy mirënjohje për dy profesorë të dalluar në procesin arsimor: prof. Leotrim Asllani nga Presheva dhe prof. Ibrahim Rrustemi nga Bujanoci, njofton Qendra për Informim e BIPBM./Titulli.com/