Bërnabiq: Për keqardhje që dialogu nuk është përparësi e Kurtit
Lokale

Bërnabiq: Për keqardhje që dialogu nuk është përparësi e Kurtit

17.Feb.2021 07:22
0

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se është për keqardhje që lideri i partisë fituese të zgjedhjeve në Kosovë, njëherësh kandidat për kryeministër, Albin Kurti ka thënë se vazhdimi i dialogut me Serbinë nuk është një përparësi e tij.

“Mendoj se ky është joseriozitet i elitave politike në Prishtinë. Dialogu është mënyra e vetme për të pasur një marrëveshje për normalizim, që do të nënkuptonte më shumë begati, përparim ekonomik dhe stabilitet. Unë nuk e di se çfarë tjetër mund të ishte prioritet më i madh”, tha Bërnabiq.

Ajo tha se arritja e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve duhet të jetë një përparësi për Prishtinën. Sipas saj Kosova nuk ka “perspektivë” pa dialog dhe marrëveshje me Beogradin. Këtë e argumentoi me faktin se më shumë se gjysma e botës nuk e njohin Kosovën. Bërnabiq shtoi se Kosova "nuk mund të negociojë anëtarësimin në BE" pasi pesë vendet anëtare të bllokut nuk e njohin si shtet.

"Ne jemi këtu për dialog", tha ajo në një konferencë për media. 

Pas daljes së rezultateve preliminare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura të dielën në Kosovë, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se formimi i një ekipi negociues për dialogun me Serbinë nuk është përparësi e tij, pasi siç tha, kjo është një përparësi e gjashtë apo e shtatë për qytetarët e Kosovës. 

"Prioriteti ynë është punësimi dhe drejtësia", tha Kurti, duke shtuar se nëse Kosova është e dobët në aspektin ekonomik, Serbia nuk do të respektojë asnjë marrëveshje.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga Bashkimi Evropina kishte filluar para dhjetë vjetësh. Pas një ngecjeje gati dyvjeçare, procesi rifilloi verën e vitit të kaluar. Por, për shkak se Kosova shkoi në zgjedhje të parakohshme parlamentare, raunde të reja të bisedimeve në nivel të lartë nuk ka pasur që nga vjeshta e vitit të kaluar, ndërkohë që janë zhvilluar vetëm disa takime në nivel të ekspertëve.

Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës, Brukseli zyrtar ka paralajmëruar se nuk do të ketë takime në kuadër të dialogut./REL/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/na-bernabiq.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Trajtoni aknet e fytyrës me akull
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration