BE-ja thotë se nuk do të lejojë kushtëzime për implementimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi
Rajoni dhe Politika

BE-ja thotë se nuk do të lejojë kushtëzime për implementimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi

27.Apr.2023 08:53
0

Obstruksionet e palëve ndaj marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të zbatimit, Bashkimi Evropian synon t’i trajtojë në takimin e 2 majit, ku do të kërkohet ekuilibër dhe garanci se zotimet e marra përsipër do të zbatohen. Zyrtarë të BE-së kanë thënë se, për zbatimin e marrëveshjes, nuk do të lejojnë vendosjen e asnjë kushtëzimi nga palët.

Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë se nuk do të lejojë vendosjen e asnjë parakushti për implementimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit në Ohër.

Në sqarimet e dhëna pas votës kundër të Serbisë për pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, zyrtarë të BE-së thanë se, pavarësisht kompleksitetit politik, palët nuk mund t’i shmangen asaj për të cilën është rënë dakord.

“Ndërkohë që diskutimet vazhdojnë, asnjëra palë nuk duhet të vendosë ndonjë parakusht pasi nuk mund të funksionojë kështu zbatimi i Marrëveshjes dhe gjithashtu bie ndesh me atë që është rënë dakord”, ka thënë Stano. 

Zyrtarët serbë në disa raste kanë thënë se nuk do ta zbatojnë asnjë pikë të marrëveshjes përderisa nuk themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, i cili trajtohet në nenet 7 dhe 10 të Marrëveshjes së Brukselit. 

Për t’i shmangur dallimet mes palëve dhe për të arritur sukses në proces, BE-ja do të funksionojë me logjikën që secila palë të japë, pa e specifikuar se për cilat lëshime bëhet fjalë. 

“Kjo është e vetmja mënyrë realiste për t’i bërë gjërat duke ofruar një ekuilibër dhe garanci. Kryenegociatorët nuk arritën marrëveshje më 4 prill në Bruksel dhe diskutimet vazhdojnë. Prandaj, liderët pritet ta diskutojnë këtë çështje në takimin e nivelit të lartë më 2 maj”, ka theksuar Stano.

 

Por BE-ja e as Qeveria e Kosovës nuk kanë treguar se cilat do të jenë temat që do të diskutohen në takimin e 2 majit. Por në disa paraqitje publike është theksuar se ekipi menaxhues i themeluar vite më parë nga Qeveria, do ta prezantojë draftin e Statutit.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë të martën se puna e këtij ekipi që përbëhet nga serbë dhe përmbajtja e draftit nuk janë të njohura as për të.

Në takimet e zhvilluara në terren me palët e ndryshme të interesit, Ekipi Menaxhues pati shprehur përcaktimin për kompetenca ekzekutive të Asociacionit, duke anashkaluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila pati gjetur shkelje në marrëveshjen e parimeve të vitit 2015.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/tano-targat-be.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Serbia organizon stërvitje ushtarake me anëtarët e NATO-s, në bazën “Jug " afër Bujanocit
Mediat në rrjetet sociale, burim kryesor i keqinformimit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration