Baumgartner në Bujanoc, njihet me gjysmën tjetër të ‘zemrës’ së shqiptarëve (foto)
Lokale

Baumgartner në Bujanoc, njihet me gjysmën tjetër të ‘zemrës’ së shqiptarëve (foto)

07.Apr.2014 16:51
0
Shefi i zyrës për Integrim të kantonit St. Galen dhe qytetit Wil, zvicerani Felix Baumgartner, në shoqëri të bashkatdhetarit, regjisorit Valton Jakupi, ka vizituar sot komunën e Bujanocit.  Felix Baumgartner në këtë vizitë i shoqëruar nga regjisori i kantonit St.Gallen, koordinator i Qendrës Kinematografike dhe Kulturore komunale Valton Jakupin nga Tërnoci, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, kanë vizituar udhëheqës shqiptar të institucioneve të Luginës por edhe fshatin më të madh në këtë rajon, Tërnocin. [caption id="attachment_115258" align="aligncenter" width="640"]Felix Baumgartner dhe Valton Jakupi gjatë takimit me Nagip Arifin Felix Baumgartner dhe Valton Jakupi gjatë takimit me Nagip Arifin[/caption] Baumgartner, vizitën e filloi me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin, për të qëndruar më pas edhe në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc ku u pritë nga drejtuesi i këtij institucioni Bajram Salihu. Shefi i zyrës për integrim të kantonit St.Galen dhe qytet Wil, zvicerani Felix Baumgartner u takua edhe me deputetin e sapo zgjedhur shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin. [caption id="attachment_115259" align="aligncenter" width="640"]Felix Baumgartner, Valton Jakupi e Blerim Abazi gjatë takimit me Shaip Kamberin Felix Baumgartner, Valton Jakupi e Blerim Abazi gjatë takimit me Shaip Kamberin[/caption] Mysafiri nga Zvicra në shoqëri të vendasve,turneun e sotëm të vizitave e përmbylli duke u takuar me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqirin. Me përfundimin e kësaj vizite Bamgartner u shpreh se tani ka arritur të mësojë më shumë për shqiptarët e këtij rajoni, pasi që 25 vite punon me shqiptarë. “Vizita ishte shumë e rëndësishme për mua që të njihem me shqiptarët këtu, pasi edhe punoj me shqiptarë dua të di edhe anën tjetër të tyre. Puna ime në Zvicër është për emigrimin e të huajve. Nga vendi prej nga vii unë, nga Wil, Kantoni St.Galen, numrin më të madh të emigrantëve e përbëjnë shqiptarët. Që 25 vite punojë me shqiptarë atje dhe gjithmonë kam qenë i interesuar për të ditë se ku është gjysma e ‘zemrës’ së tyre, si jetojnë ata dhe se a kanë nevojë për ndihma”. [caption id="attachment_115260" align="aligncenter" width="640"]Felix Baumgartner, Valton Jakupi e Blerim Abazi gjatë takimit me Galip Beqirin Felix Baumgartner, Valton Jakupi e Blerim Abazi gjatë takimit me Galip Beqirin[/caption] Felix Baumgartner gjatë kësaj vizite ishte i habitur për të mirë me mikpritjen e shqiptarëve të këtushëm. “Jam i habitur me mikpritjen e popullit dhe të politikanëve këtu, kam marrë shumë informata që më nevojiteshin për këtë vend, kjo do të jenë një ndihmesë për mua, por sigurisht edhe për vendasit. Tash po e di se ata qenkan duke jetuar në një vend shumë të mirë dhe me mikpritje bujare”, u shpreh për Titullin Baumgartner. Shoqëruesi i tij, njëherit edhe bashkëpunëtori i zviceranit, regjisori nga Tërnoci, Valton Jakupi, e vlerësoi vizitën shumë të rëndësishme. “Vizita me shefin e zyrës për Integrim të kantonit St. Galen dhe qytetit Wil për mu ka qenë shumë  e rëndësishme. Kam dashur që ta sjellë në vendin tim dhe t’ia marrë mendimin për shqiptarët që jetojnë këtu. Qëllimi ka qenë që ta afrojë më shumë me shqiptarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në diasporë, pasi që shefi Baumgartner më tepër ka qenë i angazhuar me shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë, ndërsa pak informacione ka pasur rreth shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, u shpreh Valton Jakupi. [caption id="attachment_115261" align="aligncenter" width="640"]Felix Baumgartner dhe Valton Jakupi gjatë takimit me u.d. në shkollë "Muharrem Kadriu", Bajram Salihun Felix Baumgartner dhe Valton Jakupi gjatë takimit me u.d. në shkollën "Muharrem Kadriu", Bajram Salihun[/caption] “Me këtë arrita qëllimin që ai ta shohë se nga vij edhe unë se gjithnjë më thoshte se jam nga Kosova (Kosova Albaner), mirëpo gjithnjë ia kam tërheqë vërejtjen se vij nga një pjesë krejt tjetër ku edhe aty jetojnë shqiptarë”, theksoi Valtoni, duke shtuar se kolegu i tij nga Zvicra sot është ballafaquar me një realitet që nuk e ka pritë as ai vet. “Vendlindja ime e ka pritë shumë mirë dhe besojë se do të flasë fjalë të mira në organet komunale Kantonale për vëllezërit mi të komunës së Bujanocit”, tha në fund për Titullin, Valton Jakupi. Vizita e sotme dhe takimet e zhvilluara me udhëheqësinë komunale, mysafirëve i ka dhënë një pasqyrë më të mirë të komunës së Bujanocit. Vizitës në këtë komunë iu bashkua edhe aktori Blerim Abazi, njëherit pjesëmarrës-aktorë në filmin e ri “Cili je Ti”. Vlen theksuar se Felix Baumgartner është njëherit edhe producenti kryesor i këtij filmit dokumentar, në regji të regjisorit Valton Jakupi ku në këtë film flitet mbi shqiptarët në Zvicër. Premiera e filmit, i cili është realizuar me ndihmën e organeve Kantonale SG dhe të qytetit Wil, do të mbahet në muajin maj të këtij viti. Filmi është i realizuar në gjuhën Gjermane dhe është i titruar në gjuhën Shqipe./Titulli.com/
Klubi i karatesë "BESA" nga Bujanoci, shembull i suksesit
Samit ndërkombëtarë në Turqi, ftohen të interesuarit nga Lugina të aplikojnë për pjesëmarrje
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration