Bashkësia Islame e Kosovës shpallë zgjedhjet për Këshill të Bashkësisë Islame në Preshevë (dokument)
Bashkësia Islame e Kosovës ka shpallur zgjedhjet për këshillin në Preshevë dhe me këtë rast ka njoftuar opinionin publik se pesëmbëdhjetë imamët që janë deklaruar për mbajtjen e zgjedhjeve në Këshillin e Bashkësisë Islame në Preshevë pas vendimit për t'i shpallur ato Bashkësisë Islame të Kosovës, më datë 16. 05. 2016 ( e hënë) janë takuar me Kryesinë e BIK "“ ut dhe Myftiun Mr. Naim ef. Tërnavën.Në këtë takim është konfirmuar nga Myftiu Naim ef. Tërnava fuqishëm vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve në Këshillin e Bashkësisë Islame në Preshevë dhe më pastaj, si rezultat i këtyre zgjedhjeve konstituimi dhe funksionimi normal i këtij Këshilli.
Si rezultati I këtij takimi më datë 17. 05. 2016 (ditë e martë) Bashkësia Islame lëshon vendimin me numër protokolli 680 /16 ku emërohet Këshilli i Përkohshëm në Këshillin e Bashkësisë Islame në Preshevë prej tre nëpunësve: hfz. Nexhat ef. Jashari, kryetarë, Sevdail Jakupi dhe Nexhmedin Ademi anëtarë. Në vendim shkruhet se Këshilli i Përkohshëm ka të gjitha kompetencat për veprim në përputhje me Kushtetutën e Bashkësisë Islame të Kosovës, Rregulloren e Këshillit, dispozitat tjera normative dhe të ligjit, e në veçanti do të angazhohet në organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të Këshillit gjatë këtij muaji.
Me këtë vendim janë njoftuar Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë, respektivisht Jahja ef Ahmeti, sekretarë, anëtarët e Këshillit të përkohshëm, dhe një kopje ka mbetur në arshivën e Kryesisë së BIK – ut.
Bashkësia Islame e Kosovës dhe imamët që ishin prezent bëjnë thirrje që në këtë proces zgjedhorë të përfshihen të gjithë imamët e territorit të Komunës së Preshevës, pa asnjë përjashtim në mënyrë që të krijohen kushte normale për kthimin e stabilitetit dhe funksionimit normal të institucionit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë./Titulli.com/