Banorët e Breznicës të shqetësuar nga kazinotë, kërkuan ndihmë nga pushteti lokal në Bujanoc
Lokale

Banorët e Breznicës të shqetësuar nga kazinotë, kërkuan ndihmë nga pushteti lokal në Bujanoc

08.Sep.2023 10:54
0

Ka muaj prej se policia e Kosovës dhe ajo e Serbisë shikojnë nga largësia një aktivitet që zhvillohet në zonën neutrale në vijën kufitare Kamenicë - Bujanoc.

Së paku shtatë biznese që organizojnë lojëra të fatit, janë ndërtuar në 12 muajt e fundit në atë që njihet si territor neutral në mes të dy fshatrave - Karaçevës në anën e Kosovës dhe Breznicës në anën e Serbisë.

Prania e këtyre objekteve kazinosh, për disa banorë të fshatit Breznicë të komunës së Bujanocit në Serbi paraqet shqetësim serioz.

Nazim Hajdini thotë se ka kërkuar vazhdimisht nga pushteti lokal në Bujanoc, por edhe nga ai qendror në Beograd që të ndërmarrin hapa për pengimin e këtij aktiviteti, për të cilin shprehet i bindur se është ilegal.
“Ne, fshati ynë, udhëtojmë pranë atyre kazinove çdo ditë. Aty ka pasur shumë incidente. Ne kalojmë me familje aty dhe mund të pësojmë. Aty ka rrezikshmëri të lartë”, thotë Hajdini.

Ai tregon se, në të kaluarën, ka qenë administrator i fshatit dhe se kërkesë për t’i mbyllur këto kazino ka bërë edhe zyrtarisht.

“Zyrtarisht u kam kërkuar [nivelit lokal dhe qendror]. Të gjitha [kazinotë] punojnë në të zezën, të gjitha”, thotë Hajdini.

Radio Evropa e Lirë pyeti misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, nëse ka ndonjë përgjegjësi sa i takon vijës kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë, sidomos zonës neutrale mes dy shteteve, por nuk mori përgjigje.

Një shenjë në Karaçevë që tregon për vendin ku gjenden pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Një shenjë në Karaçevë që tregon për vendin ku gjenden pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Në këtë vijë kufitare ka pasur disa incidente dhe aksione të policisë kundër kontrabandës me mallra, kontrabandës me kafshë dhe trafikimit me njerëz.

Që nga aksionet e para për mbylljen e lojërave të fatit në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Karaçevë, penalisht janë proceduar më shumë se 90 persona të arrestuar në aksione të ndryshme./REL/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/reznice-kazinote-serbi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kazinotë e Karaçevës barten në Breznicë të Bujanocit
“Marrim shënime”: Gjimnazistët shqiptarë në Bujanoc e Preshevë pa libra në gjuhën amtare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration