Avioni ekologjik që shpreson të “pushtojë” qiejt
Fin dhe elegant, me dy krahë gjigantë të vendosur në pjesën e pasme. Kështu duket avioni supersonik i ndërtuar për t’i rënë planetit kryq e tërthor, pa e ndotur atë.
Në fakt, siç transmeton K.J. nuk është ndërtuar ende, por të paktën ideja është hedhur. Avioni i ri, i gjithi me motor elektrik, është dizajnuar nga Joe Doucet, një inxhinier me seli në Nju Jork, i cili është frymëzuar nga fakti që i duhej të udhëtonte shpesh nëpër botë me avion dhe të kuptonte ndotjen e madhe që i shkaktohej ambientit
Dizajni i Doucet, “Her0”, parashikon që motorët elektrikë të vendosen në fund të tij, ndërsa krahët të shërbejnë për të bërë ngritjen. Ana negative e idesë së tij është se udhëtimi do të zgjasë pak më shumë, rreth 20%, po për udhëtime të shkurtra dhe në distanca të mesme, nuk duhet të jetë problem madhor.
Estetikisht, thotë Doucet për CNN, avioni duhet të jetë i dëshirueshëm, në mënyrë që njerëzit ta përqafojnë idenë.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/vioni-ekologjik.jpg): failed to open stream: No such file or directory