Autoritetet serbe s’i njohin letërnjoftimet kosovare, thonë se vendimi vlen vetëm për pesë pika kufitare
Një biznesmen shqiptar është përballur me një situatë aspak të këndshme, shkaktarë të së cilës kanë qenë autoritetet kufitare serbe.
Sylë Kunushefci siç raporton indeksonline, ka treguar se si dy mauna të mallit i janë ndaluar në kufirin Serbi-Rumani, pasi autoritetet serbe nuk i kanë pranuar letërnjoftimet e Kosovës të shoferëve të maunave.
Kunushefci ka thënë se në pikën kufitare në Vatin ata janë ndaluar dhe nuk u është lejuar kalimi për në Rumani, nën arsyetimin se shteti serb nuk i njeh letërnjoftimet e Kosovës.
”Mu mbrëmë me kanë shku dy mauna për Rumani se marrim mall… Ata janë me tabela të Shqipërisë, por shoferët kanë qenë me dokumente të Kosovës. Nuk i kanë lënë me kalu në pikën doganore “Vatin”, duke iu thënë ‘Me këta letërnjoftima nuk ju lejojmë’ ”, deklaroi Kunushefci.
I njëjti thotë se është nisur për në pikën kufitare, për t’u bërë me dije se marrëveshja e fundit parasheh njohjen e letërnjoftimeve kosovare.
”Ata janë thirrur në arsyetimin se marrëveshja vlen vetëm për pesë pika kufitare, ato në Suboticë, Kelebi, Horgosh, Batrovci dhe Pirot. Unë e kam ndërmend të shkoj dhe të shoh se çfarë po ndodhë, t’ju them se ka përfunduar kjo puna e marrëveshjes”, shtoi Kunushefci.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/aune.jpg): failed to open stream: No such file or directory