“Ata do të vijnë…”, një histori shumë prekëse
Më 1915, u nisën për në Stamboll dhe më pas drejt Çanakkales edhe 110 burra nga fshati Dragash, në Kosovë ; 106 prej tyre ranë gjatë betejës së Dardaneleve, në vijën e parë të mbrojtjes së Stambollit.
Pas luftës, të katër të mbijetuarit ndalojnë në qytetin e Prizrenit para se të kthehen në fshat. Atje, në pamundësi për të duruar dhimbjen e njoftimit për vdekjen e vëllezërve të tyre të armëve, ata vendosin të kthehen një nga një, me distancë disa javë nga njëri-tjetri.
Kur pyteshin se ku janë të tjerët, secili përgjigjej: “ata do të vijnë”. Për vite, kjo fjali do të mbetet në gjuhët e të gjitha vejushave dhe jetimëve të fshatit, duke i dhënë atyre shpresë.
Por 106 të tjerët nuk do të kthehen kurrë… në këtë jetë të paktën. Sa i përket sakrificës dhe kujtesës së tyre, ajo kurrë nuk u shua !
Në foto, 4 veteranët e betejës me turban në kokë.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/): failed to open stream: No such file or directory