Arrestohet bujanocasi që po transportonte cigare
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në Vranjë dhe Pirot kanë konfiskuar 2.536 paketa cigaresh pa pulla të akcizës, në rrugën Nish-Dimitrovgrad, afër kthesës për Pirot.Cigaret ishin fshehur në zbrazëtirat e bagazhit dhe të ulëses së pasme të veturës të cilin ngiste L.I. (1973) nga Bujanoci, ka njoftuar MPB, transmeton Titulli.com.
Shoferi është arrestuar dhe sjellur para prokurorit të Prokurorisë Themelore Publike në Pirot, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale, tregti të paligjshme me prodhime të akcizës. /Titulli.com/