Arrestime politike, vlerësojnë liderët e Luginës (video)
Lokale

Arrestime politike, vlerësojnë liderët e Luginës (video)

04.May.2012 18:03
0
Partitë politike shqiptare në Luginë kanë reaguar për arrestimet e bëra nga policia e Serbisë gjatë mëngjesit të ditës së premte në qytetin e Bujanocit, fshatin Tërnoc dhe Breznicë të komunës së Bujanocit. Riza Halimi, deputet popullor në parlamentin e Serbisë ka deklaruar se këto veprime janë vazhdim i terrorit shtetërorë ndaj popullatës shqiptare. “Ky është një vazhdim i procesit politik me qëllim të presionit të hapur të shqiptarëve të këtij rajoni. Ka për qëllim pastrimin etnik të shqiptarëve e cila është kah fundi në komunën e Medvegjës, nga 5500 shqiptarë tani kanë mbetur vetëm 600", tha Halimi. Ndërsa Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit tha se këto janë akuza politike, dhe koha kur kanë zgjedhur që të frikësojnë popullatën në prag të zgjedhjeve, flet për motive politike, duke shtuar se gjatë bastisjes së familjeve shqiptare, policia nuk e ka treguar urdhëresën e gjykatës. Lideri i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu tha para për mediat se këto arrestime janë politike dhe se kanë përqëllim ti hutojnë shqiptarët për zgjedhjet e 6 majit. “Problemi kryesor është se shqiptarët të largohen dhe pushteti lokal të merret me forcë dhe për këto arsye janë bërë këto arrestime, dy ditë para zgjedhjeve”, tha Musliu.
Kryetari i Partisë Demokratike në Bujanoc, Nagip Arifi deklaroi në konferencën për gazetarë se aksione të tilla më parë ka ndërmarrë Millosheviqi në Kosovë dhe këtu në Luginë të Preshevës. “Unë jam i bindur se serbët që nga viti 2001 nuk mund më kurrë ta marrin komunën e Bujanocit, sepse pa marrë parasysh rivalëve politikë të cilët egzistojnë në komunën e Bujanocit, çështjet kryesore, çështjet më madhore, çështjete me interes të popullatës shqiptare nuk duhet ti përçajnë shqipëtarët”, tha Arifi. Në konferencën për gazetar ka shprehur shqetësimin edhe Galip Beqiri, kryetar i Këshilit Kombëtar Shqiptarë në Serbi, I cili tha se kjo nuk është hera e parë që po ndodhin këto sende.
Belgëzim Kamberi, kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginë tha se ky aksion ka dëshmuar edhe njëherë se autoritetet policore nuk i kanë rrespektuar normat ligjore, sidomos në rrespektim e procedurave ku në disa familje nuk i janë dorëzuar vendimet e gjykatës. Orhan Rexhepi nga Lëvizja Kombëtare Shqiptare, kërkon decidivisht, nga të gjitha subjektet politike Shqiptare të Luginës së Preshevës, që menjëherë të marrin qëndrime politike adekuate përballë Qeverisë së Beogradit. Sipas Jonuz Musliut, kryesues i kuvendit të këshilltarëve shqiptarë të Luginës nesër do të organizohet një protestë gjithëpopullore dhe do të mbahet seancë e jashtëzakonshme./Titulli.com/ http://youtu.be/MyJ__AGoeTw http://youtu.be/-n5WXotFOac http://youtu.be/HeODENhqxfo http://youtu.be/yNg5CjyXxNk http://youtu.be/1M0XlfPLWXM
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/05/shaip-kamberi-konference-copy.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Seancë e jashtëzakonshme dhe protestë
Krasniqi: Urrejtje e regjimit në Beograd ndaj shqiptarëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration