Arkiva: Skenaret e përsëritur në Luginë, si ishte hequr flamuri kombëtar në Dobrosin?
Lokale

Arkiva: Skenaret e përsëritur në Luginë, si ishte hequr flamuri kombëtar në Dobrosin?

08.May.2021 01:43
0

Largimi i flamurit kombëtarë në përmendoren e ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB), Fatmir Ibishit, në fshatin Konçul,  është një skenar i ngjashëm me të kaluarën në Luginë.

Tekst i më poshtëm i publikuar më 3 janar të vitit 2013 sqaron largimin e flamurit kombëtarë nga varrezat e dëshmorëve në fshatin Dobrosin.

Tekst i publikuar më 03.01.2013:

Vizita e djeshme e kryeparlamentarit dhe kryexhandarit serb në të ashtuquajturat Baza të Xhandarmërisë serbe gjatë kufirit që ndanë Serbinë dhe Kosovën në pjesën e Komunës së Bujanocit, sipas informatave nga terreni ka rezultuar me heqjen e Flamurit Kombëtar nga varrezat e Dëshmorëve të UÇPMB-së në fshatin Dobrosin, 18 km në perëndim të Bujanocit.

Ish kryetari i KP të UÇPMB-së, Jonuz Musliu, është shprehur i shqetësuar me këtë rast, ai ka deklaruar se nuk do të lejojnë nëpërkëmbjen e gjakut të dëshmorëve.

“Ne kemi arritur marrëveshje për paqe dhe kjo që ka ndodhur dje është provokim i rëndë, ne nuk do të lejojmë shkeljen e gjakut të Dëshmorëve dhe asesi nëpërkëmbjen e të drejtave tona legjitime. Shqetësimet tona do t`i adresojmë te partnerët tanë ndërkombëtar dhe me asnjë kusht gjërat e tilla nuk guxojnë të përsëriten”, është shprehur Musliu, transmeton RTK.

 

Gjatë qëndrimit të djeshëm në Dobrosin, kryeparlamentari serb, Nebojsha Stefanovic, ka deklaruar se “postblloku policor në Dobrosin ka qenë vazhdimisht në shënjestër nga terroristët shqiptarë, por forcat tona profesionale dhe të përgjegjshme ia kanë arritur me sukses t’i rezistojnë të gjitha përpjekjeve për të destabilizuar rajonin. Me të gjitha mjetet diplomatike në dispozicionin tonë, ne do ta mbrojmë integritetin tonë territorial përmes dialogut, do të luftojmë për kushte më të mira të jetës së qytetarëve tanë në Kosovë”.

Heqja e Flamurit Kombëtar nga varrezat e Dëshmorëve në Dobrosin ka tensionuar gjendjen në Bujanoc, ndërkohë në Luginë po mbretëron situatë e brishtë për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme të kreut serb për heqjen e Përmendores së Dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/obrosin-flamuri.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Universiteti më i vjetër në botë u themelua nga një grua myslimane
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration