Arifi: Struktura nacionale në organet shtetërore t'i përgjigjet mjedisit
Lokale

Arifi: Struktura nacionale në organet shtetërore t'i përgjigjet mjedisit

08.Feb.2018 09:23
0
Besimi në sistemin dhe institucionet gjyqësore që e përfaqësojnë, nuk është në ndonjë nivel të kënaqshëm, kështu thonë nga përvoja e tyre përfaqësuesit e jetës politike dhe publike në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Si problem më i madhë në gjyqësorin e këtushëm bashkëbiseduesit e „Vranjske“-s e veçojnë joefikasitetin e gjykatave, që për pasojë ka zvarritjen e zgjidhjes së lëndëve për vite të tëra, andaj ky është edhe problemi që më së shumti iu pengon qytetarëve.

Nagip Arifi, kryetar i Partisë demokratike (PD) në Bujanoc, thotë se „në disa segmente i beson institucioneve të drejtësisë, ndërkaq në disa segmente të tjerë ky besim po humbet“.

"Problemi më i madhë është se lëndët nuk zgjidhen me kohë. Gjykata duhet të jetë më efikase në zgjidhjen e lëndëve, veçmas të atyre që mund të zgjidhen më „lehtë“, e që nuk janë të ndërlikuara. Mungesa e kuadrove për gjykatës dhe prokurorë, në institucionet përkatëse, po paraqet problem të madhë dhe po rezulton me joefikasitetin e sistemit",  thekson Arifi.

Që besimi të jetë më i madhë, sipas tij, do të duhej që përkatësia nacionale e gjyqtarit dhe personit që gjykohet të jetë e njëjtë.

- Në punën e organeve shtetërore duhet të inkuadrohen edhe shqiptarët, ashtu që struktura nacionale e të punësuarëve t'i përgjigjet mjedisit ku jeton populli, përkatësisht palëve që paraqiten në gjykatë. Nuk duhet nxituar në zgjidhjen e kësaj çështje, por duhet punuar gradualisht drejtë zgjidhjes – shprehet Arifi.

Mjeku preshevar Skender Destani, kryetar i Bashkimit demokratik të Luginës (BDL), thotë se „beson në organet e drejtësisë, mirëpo jo edhe aq shumë“.

"Jam bindur në rastin tim, andaj nga përvoja ime personale e di se gjykatat e zgjidhin problemin në dobi të atij që i ka „lidhjet më të forta“, pozitë më të lartë apo një bekgraund më të fuqishëm politikë. Rasti im për të cilin isha në gjykatë përkonte me financimin e pative politike. Në këtë çështje ligji është i qartë, se në kuadër të financimit të partive politike para iu ndahen edhe atyre partive që janë pjesë e koalicionit, mirëpo, përkundër kësaj, gjykata vendosi ndryshe dhe se partia që përfaqësoja unë nuk fitoi asgjë. Në anën tjetër, palë e të njëjtit proces ishte Riza Halimi (ish-deputeti popullor dhe ish-kryetar i Komunës së Preshevës, v.a.), i cili ishte politikanë më i fortë dhe me ndikim politik më të madhë se unë, andaj unë dyshoj hapur se ishin këto shkaqet që ai doli fitues i këtij kontesti në gjykatë", thotë Destani.

Përfaqësuesi i serbëve lokal Miodrag Millkoviq, zëvendës i kryetarit të Partisë së njësuar fshatare në Bujanoc, thotë se „beson në institucionet e drejtësisë, mirëpo ky besim mundë të jetë edhe më i madhë“.

"Nëse kemi gjykatës të stërngarkuar me lëndë, si në rastin e këtushëm, ndërkohë që niveli I mbështetjes teknike për ta është i ulët, atëherë nuk mund t'i fajësojmë vetëm se përfaqësuesit e gjyqësorit. A mendoni se njeriu është aftësuar për të punuar në këto kushte, a është e mundur të punoj dhe çfarë mund të arrijë?

Stërngarikimi i gjykatësve është problemi kryesor i cili është trashëguar nga periudha e reformës në drejtësi, ndërkaq duhet punuar intensivisht në zgjidhjen e tij – thekson Millkoviq, duke shtuar se në këtë rast më së paku ka rëndësi përkatësia nacionale e gjykatësit.

Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit, konsideron se çështja e besimit në institucionet e drejtësisë „nuk ka të bëjë me besimin në individ dhe gjykatës të caktuar, porse kjo para së gjithash është çështje e besimit në sistem dhe nëse ai sistem i reflekton vlerat e një shoqërie“.

"Kjo çështje veçmas është e ndjeshme në mjediset multietnike, kur sistemi i gjyqësorit nuk është kompatibil me strukturën e popullsisë. Inkuadrimi adekuat i pakicave nacionale në sistemin e drejtësisë është një parakusht qenësor për ekzistimin e institucioneve gjyqësore kredibile, si dhe mundësia që pala në procedurë të merrë pjesë në gjuhën të cilën e kupton dhe që gjitha shkresat t'i merrë në gjuhën e vet amëtare", thekson Kamberi.

Nebojsha Arsiq, kryetari i Komunës së Medvegjës, konsideron se „në punën e gjyqësorit ka vend për azhornim të procedurave dhe të ngritjes së nivelit të efikasitetit të tyre“.

"Sa i përket institucioneve të gjyqësorit në jug të Serbisë dhe i çështje së besimit, mendoj se në punën e tyre ata po iu përmbahen parimeve të parapara me ligjet procesuale. Mirëpo, gjithësesi se ka vend për azhornimin e procedurave dhe të ngritjes së nivelit të efikasitetit, ashtu që deri në fund të implementohej njëri nga parimet themelore në punën e gjykatave, e ky është parimi i ekonomicitetit procesual", sqaron Arsiq.

Florim Sahiti, zëvendës i kryetarit të Kuvendit të komunës Medvegjë, thotë se „kohëve të fundit ka një prani të besimit në institucionet e drejtësisë dhe punës së tyre“.

"Personat e punësuar në gjykatë janë duke i ushtruar detyrat e veta pikërisht ashtu siç duhet, janë efikas dhe azhur.Më i rëndësishëm është fakti se qytetarët janë të kënaqur, sepse atë që e mendojnë edhe mund ta shprehin duke qenë të sigurtë se e tëra do të përkthehet me saktësi në gjuhën e tyre amëtare",  përfundon Sahiti.

 

Tekstet në kuadër të projektit "Drejtësia në jug" pjesërisht financohen nga donacioni i Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Opinionet, qëndrimet dhe konkluzionet e paraqitura në tekste janë përgjegjësi ekskluzive e portalit Info Vranjske dhe nuk shprehin opinionet dhe qëndrimet e Qeverisë së SHBA-së.

15 milion dinarë për bizneset lokale në Bujanoc, konkursi në dy faza
Komuna e Bujanocit investoi afro 4 milion dinarë në infrastrukturën e Bilaçit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration