Arifi: Sigurohen 43 tekste shkollore shqipe, shkollat e mesme pa tekste (video)
Lokale

Arifi: Sigurohen 43 tekste shkollore shqipe, shkollat e mesme pa tekste (video)

18.Jan.2018 10:08
0
Kryetari i organit të përkohshëm të komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka pranuar konfirmimin nga Ministria e Artsimit Republikës së Serbisë se nxënësit e Luginës së Preshevës do të pajisen me 43 tekste shkollore në gjuhen shqipe konform me kurrikulave arsimore të Republikës së Shqipërisë.

Sipas tij botimi i këtyre teksteve shkollore do të bëhet deri në muajin Koorik ndërsa shpërndarja do të bëhet më fillim e vitit të ri shkollorë 2018/22019.

Arifi nuk ka përmend se për cilin cikël të shkollës bëhet fjalë për librat shqip sepse për shkollat e mesme është mungesa më madhe e teksteve shqip.

Zejni Fejzullahu, kryetar i komisionit për arsim pranë Këshillit Kombëtar Shqiptar duke folur për mungesën e teksteve shkollore për shkollën e mesme ka thënë se  për shkolla e mesme janë siguruar tekstet për lëndës e gjuhës shqipe për të gjitha vitet, libra të importuara nga Republika e Shqipërisë.

Ai është shprehur për Titulli.com se të gjitha tekstet tjera mungojnë në shkollat e mesme , përveç atyre të gjuhës serbe dhe gjuhëve të huaja.

Fejzullahu ka theksuar se deri më tani për shkollat fillore janë siguruar 54 tekste në gjuhën shqipe.

Redaksia e Titulli.com lidhur me problematikën e mungesës së teksteve në gjuhën shqipe ka realizuar projekte të ndryshme nga viti 2015 dhe ka arritur të sensibilizojë në masë  të madhe këtë çështje./Titulli.com/

Vrasja e Ivanoviqit dhe ndikimi në Luginë të Preshevës
Ndërron jetë Junuz Musliu, përfaqësues politik në Luginë të Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration