Arifi pret në takim përfaqësues ndërkombëtar
Në zyrën e kryetarit të komunës së Bujanocit është pritur Jan Brathu.
Postimi i plotë në Facebook nga Nagip Arifi:
Sot, mirëprita në takime të ndara Komesarin e Lartë të OSBE-së për Pakica Nacionale me seli në Hagë z. Kairat Abdrakhmanov dhe Ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Serbi z. Jan Brathu.
Me z. Abdrakhmanov biseduam për respektimin e pakicave nacionale në Serbi, respektivisht për komunitetin shqiptar. Ritheksova nevojën për njohjen sa më të shpejtë të diplomave, zhvillimin ekonomik që do të sjellte mirëqenie dhe paqe, si dhe implementimin e planit 7 pikësh.
Kurse, me ambasadorin Brathu biseduam më shumë për procesin e regjistrimit. E njoftova me ecurinë e regjistrimit, si dhe shfrytëzova rastin ta falemnderoj për kontributin e tij për përgatitjet e procesit të regjistrimit.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/0E7632C-EF25-40A3-93B5-C88B4D1B12BE.jpeg): failed to open stream: No such file or directory