Arifi: Presheva pa programe zgjedhore, akuza dhe fyerje (Video)
Kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi duke folur për formimin e degë së partisë së tij në Preshevë tha se është një kohë shumë e shkurtër e themelimit, vetëm dy muaj nga formimi i kësaj dege për të marr ëpjesë fuqishëm në zgjedhjet e 24 dhjetorit.“Personalisht jam i kënaqur me fushatën që po e bën kryesisht me pjesëmarrjen e qytetarëve në tubimet të cilat po i mban Partia Demokratike në Preshevë.Dy muaj është një kohë shumë e vogël në krahasim me partitë tjera të cilat kanë me vite përvojë në organizime të tilla”, theksoi gjatë një bisede për Titulli.com, Nagip Arifi.
Sipas Arifit, kryetari i degës së PD-së në Preshevë dhe pjesëmarrës në zgjedhjet lokale në Preshevë Xhelal Memeti ka dhënë një kontribut shumë të madh gjatë aksionit të ndërtimit të shtëpive e ndihmave sociale dhe humanitare të cilat i ka bërë për Luginën e Preshevës,qytetarët do të dinë ta vlerësojnë punën e tij dhe të këshilltarëve të cilët janë të propozuar për asamblenë komunale të Preshevës.
Ai tha se partitë politike në Preshevë kinse po prezantojnë programin e tyre por nuk ka asgjë konkrete por ka vetëm sulme nga subjektet ndaj një subjekti tjetër dhe të liderëve.
Arifi u shpreh se nuk ka dëgjuar program nga ndonjë parti përveç partisë e ka bërë në letër programin dhe po e prezantojmë.
“Unë bëj apel që me 24 dhjetor qytetarët e Preshevës të votojnë Partinë Demokratike me numër 10 sepse do të votojnë një të ardhme më të mirë për qytetin e Preshevës dhe të Luginës së Preshevës”, deklaroi Arifi./Titulli.com/