Arifi: Pasivizimi i adresave ishte çështja kryesore e takimit me ambasadorin Hill
Lokale

Arifi: Pasivizimi i adresave ishte çështja kryesore e takimit me ambasadorin Hill

01.Feb.2024 08:07
0

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Chris Hill, ka takuar kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, transmeton Titulli.com.

 

Arifi bëri të ditur se temë kryesore gjatë takimit me Hillin ishte pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë, për të cilin tha se ambasadori amerikan ishte i informuar për problemet.

"Duke njohur ndikimin e thellë dhe nevojën urgjente për zgjidhje, diskutimi u përqendrua mbi çështjen e pasivizimit të adresave - sfida e përditshme me të cilën po përballen qytetarët e Luginës. Fokus i veçantë në takim ishte edhe hapja e vendkalimit kufitar Miratoc - Llojan", ka sqaruar Arifi.

Sipas Arifit u theksua gjithashtu edhe nevoja e rëndësishme për të kultivuar një mjedis miqësor ndaj investimeve, veçanërisht në sferën ekonomike e cila ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.

Ai u shpreht se me ambasadorin Hill kanë folur për shifra konkrete, ku sipas tij, deri më tani janë 10 mijë shqiptarë, adresa e të cilëve është pasivizuar./Titulli.com/

 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ill-arifi-presheve.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Hill: Në Presheve, çështja e "Ballkanit të Hapur" nuk është vetëm një teori por zgjidhje të problemeve të qytetarëve
Zuckerberg merret 4 orë në pyetje në Senat, u kërkon falje familjeve të dëmtuara nga rrjetet sociale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration