Arifi nënshkroi kontratat për donacion nga Japonia (Video/Foto)
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka nënshkruar kontratat për donacionin me vlerë prej 109 mijë euro të dhuruar nga ambasada e Japonisë në Beograd.Arifi i shoqëruar nga bashkëpunotrë të administratës, zyra për zhvillim ekonomik lokal dhe drejtuesin e ndërmarrjes publike “Komunalia”, Avni Ismaili morri pjesë në nënshkrimin solemn me ambasadorin e Japonisë Juichi Takahara të organizuar në Beograd.
“Komuna e Bujanocit ka fituar dy projekte shumë të rëndësishme për qytetarët e komunës, vlera e veturës speciale për Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc është 67.000 euro, dhe projekti tjetër të cilin gjithashtu do ta financojë ambasada e Japonisë është një kamion për bartjen e ujit i cili do të jetë në shfrytëzim të NP “ Komunali”, i cili ka vlerën 42.050 euro”, theksoi Arifi.
Ai tha se kjo nuk është kjo hera e parë që komuna e Bujanocit fiton projektet nga ambasada e Japonisë, por nuk do të jetë edhe e fundit sepse kemi mundësi që të aplikojmë edhe për projekte tjera.
Qeveria e Japonisë ka 537.000 euro për avancimin e shëndetësisë dhe ruajtjen e ambientit në Serbi, kryesisht për komunat e prekura nga kriza e refugjatëve. /Titulli.com/