Arifi: Aprovimi raportit te realizimit i të hyrave në kundërshtim me ligjin
Para se të fillojë punën seanca e kuvendit komunal të komunës së Bujanocit, kryetari i PD-së dhe njëherit këshilltar komunal, Nagip Arifi ku akuzoi se materiali është i mangët për këshilltarët shqiptarë dhe jo i ngjashëm.
Ai po ashtu deklaroi se aprovimi i pikës parë sot është në kundërshtim me ligjin ku kërkoi të shtyhet për seancë tjetër.
"Diskriminimi i këshilltarëve shqiptarë shihet me raportin që është i mangët apo ndryshe për këshilltarët shqiptarë, kjo gjë nuk është hera e parë që ndodhë", tha Arifi.
Ndër të tjera deklaroi se pika e parë duhet të shtyhet pasi është në kundërshtim me ligjin.
"Pika e parë duhet të shtyhet me qëllim sepse rishikimi i buxhetit është aprovuar më 30 shtator 9 dhe aprovimi i pikës parë është në kundërshtim me ligjin prandaj kërkoj të shtyhet për një seancë tjetër" - tha Arifi.
Pika e parë e diskutimit që nxitit këto diskutime në seancën e sotëm të gjashtë për vitin 2019 ishte raporti mbi realizimin e të hyrave dhe shpenzimeve të komunës së Bujanocit për periudhën prej 01. 01 - 30.09.2019 ndërsa diskutimet vazhdojnë./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/uvendi-bujanoc-19.jpg): failed to open stream: No such file or directory