Arifi: 28.000 euro shujta për nxënësit fillorist të komunës së Bujanocit
Kryetari i komunës së Bujanocit, ka transferuar pagesën për shujtat ushqimore të nxënësve të shkollave fillore.
Postimi i plotë në Facebook nga Nagip Arifi:
Sot, me kënaqësi shumë të madhe, për herë të parë në komunën tonë, nënshkrova urdhëresën financiare për pagesën e shujtave për të gjithë nxënësit e shkollave fillore të komunës së Bujanocit për muajin shtator.
Vlera e përgjithshme që iu është paguar filloristëve kap shumën prej 3.300.000 dinarë (28.000€) për muajin shtator.
Ky është një premtim i radhës i realizuar, dhe siç kemi thënë edhe më herët se përkujdesja ndaj nxënësve do të jetë gjithmonë në fokusin tonë.
Suksese dhe shëndet të gjithë nxënësve!
copy(/home/titulli/public_html/images/image/B084695-BD7E-4936-AB74-4EABE0B975BB.jpeg): failed to open stream: No such file or directory