Ardita Sinani, femra e parë kryetare e partisë në Preshevë
Dega e Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë ka zgjedhur kryesinë e re Ardita Sinani kryetare, Xhelal Memeti nënkryetar dhe Sabri Mehmeti sekretar.Gjatë mbledhjes së sotme të PVD-së në Preshevë morrën pjesë 89 delegatë nga 101 sa janë gjithsejt.
Sipas rezultateve të zgjedhjeve brenda kësaj partie tre të nominuarit për kryetar Ardita Sinani ka marrë 49 vota, Xhelal Mehmeti 33 dhe Sabri Mehmeti morri 6 vota.
Kryetarja e posazgjedhur e degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani është femra e parë shqiptare e zgjedhur në postet udhëheqëse të partisë në Luginë./Titulli.com/