Apple mund të shtojë komunikimin satelitor me iPhone 14
Spekuluar prej kohësh, kontektiviteti satelitor i Apple iPhone mund të bëjë debutimin këtë javë në evenimentin e iPhone 14.
E vetmja gjë që qëndron në mes të iPhone dhe këtij funksionaliteti është një marrëveshje me një partner satelitor.
Sipas analistit shumë popullor të pajisjeve Apple, Ming-Chi Kuo, Apple ka kryer testimet e harduerit që do të lejonin iPhone 14 të lidhej me rrjetet satelitor për komunikime urgjente.
Me këtë funksionalitet përdoruesit mund të dërgojnë mesazhe me tekst dhe zanore tek shërbimet e urgjencës kur janë pa mbulim rrjeti celular.
Kuo thotë se fati i kësaj teknologjie mbetet tek një marrëveshje dhe modeli i biznesit mes Apple dhe operatorëve satelitor.
Konkretisht Apple duhet të pranojë kushtet e kompanisë satelitore për të ofruar një shërbim të tillë por sipas Kuo pengesat nuk janë teknike.
Kuo tha se edhe modelet iPhone 13 janë testuar me teknologjinë e re të komunikimit satelitor por që nuk u ofrua për shkak se Apple nuk gjeti gjuhën e përbashkët me një operator satelitor.
Të dërgosh mesazhe urgjente me tekst kur mungon një lidhje celulare do të ishte një prej goditjeve më të spikatura të Apple me modelet e fundit të iPhone. /PCWorld Albanian
copy(/home/titulli/public_html/images/image/phone.jpg): failed to open stream: No such file or directory