Analizë Demografike e Luginës së Preshevës
Instituti Demokratik Mozaik së fundmi ka publikuar dokumentin "Analizë Demografike e Luginës së Preshevës – Regjistrimi 2022". Ky dokument ofron një pasqyrë të thelluar dhe të detajuar mbi të dhënat demografike të rajonit, bazuar në raportin zyrtar të regjistrimit të popullsisë të vitit 2022, të publikuar nga Zyra e Statistikave të Serbisë.
Kjo analizë ka për qëllim të kontribuojë në përmirësimin dhe lehtësimin e punëve në Luginën e Preshevës, duke ofruar një pasqyrë të qartë për zhvillimet sociale dhe ekonomike të rajonit.
MOZAIK beson se të dhënat nga ky punim, mund të jenë shumë të dobishme dhe mund t'ju ndihmojnë në përpilimin e lajmeve dhe analizave që lidhen me Luginën e Preshevës.
Mund ta gjeni publikimin të bashëngjitur ose duke klikuar në linkun më poshtë (në shqip dhe anglisht):
copy(/home/titulli/public_html/images/image/naliza-demokrafike-presheve.jpg): failed to open stream: No such file or directory