Lokale
Ambasadori qëndron në Preshevë, viziton maternitetin
Ambasadori i Zvicrës Jean-Daniel Ruch sot ka qëndruar për një vizitë edhe në komunën e Preshevës.
Pas vizitës që dje ambasadori i bëri liderëve institucional dhe politik në Bujanoc sot ka qëndruar edhe në Preshevë, me ç’rast është takuar me kryetarin e komunës së Preshevës, Ragmi Mustafën.
Temë e bisedimeve sipas Mustafës ishte situata aktuale në Luginë dhe mundësia e zhvillimit ekonomik përmes investitorëve të ndryshëm në këtë rajon, raporton Titulli.
[caption id="attachment_110528" align="aligncenter" width="576"] Ambasadori i Zvicrës Jean-Daniel Ruch dhe kryetari Ragmi Mustafa (foto TV Aldi)[/caption]
Gjatë takimit me të parin e komunës ambasadori Jean-Daniel Ruch ka folur edhe për maternitetin në Preshevë derisa së bashku me stafin tij i ka parë punimet e përfunduara në këtë maternitet.
Vlen theksuar se Zvicra përmes programit EU Progres së bashku me donatorë tjerë për këtë maternitet deri më tani ka dhuruar 250 mijë euro./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!