Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Dittmann takoi Ardita Sinanin
Në zyrën e Partisë për Veprim Demokratik për vizitë qëndroi ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Axel Dittmann dhe u takua me kryetaren e degës së PVD - së në Preshevë, Ardita Sinani.Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike në Luginë të Preshevës në përgjithësi, e në veçanti në komunën e Preshevës pas përfundimit të procesit zgjedhorë të zgjedhjeve të parakohshme lokale që u mbajtën në këtë komunë.
"Temë poashtu e rëndësishme e këtij takimi ishte edhe nevoja e domosdoshme e integrimit të shqiptarëve në të gjitha institucionet shtetërore, kërkesë kjo e cila në formë të shkruar iu ishte dërguar Qeverisë serbe si dhe të gjitha ambasadave të huaja në Beograd e nënshkruar bashkarisht nga Ardita Sinani në cilësinë e kryetares së komunës, kryetari i komunës së Bujanocit dhe deputeti popullorë në Parlamentin e Serbisë", thuhet në njoftimi e PVD-së.
Ardita Sinani gjithashtu shprehu brengën e saj sa i përket problemit shumë të ndieshëm të procedurave të stërzgjatura për njohjen e diplomave, e sidomos mosnjohjes së diplomave të Kosovës, faktor i cili po ndikon dukshëm në largimin e të rinjëve pas diplomimit të tyre në univerzitetet e Kosovës.
Ajo ësht shprehur gjatë takimit se tërheqja e investimeve në veçanti nga investitorët gjerman si dhe përfitimi nga IPA fondet do të ndikonte në përmirësimin e gjendjes socio - ekonomike të komunave me shumicë shqiptare./Titulli.com/