Ambasadori Hill: “Ballkani i Hapur” do të thotë që kufijtë shërbejnë për të bashkuar, jo për të ndarë
Nisma rajonale e Ballkanit të Hapur është një mjet efektiv që vendet t’i përdorin kufijtë me qëllim të bashkimit të tyre, dhe jo ndarjes, tha sot ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, me anë të një postimi në Twitter, para samitit të Ballkanit të Hapur që pritet të mbahet në Beograd më 2 shtator.
Duke iu përgjigjur një komentuesi në këtë rrjet social që pyeste nëse Ballkani i Hapur është një përjashtim në kuadrin e performancës së koordinuar dhe interesave plotësuese të SHBA-së dhe vendeve kryesore evropiane (aleatëve) në këtë fushë dhe nëse ShBA-të besojnë se ky projekt mund të realizohet edhe pa mbështetjen e BE-së dhe anëtarët kyç të saj, Hill tha se është e rëndësishme që ideja për Ballkanin e Hapur ka ardhur nga vetë Ballkani dhe jo e imponuar nga disa qeveri të huaja.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/hristopher-Hill.jpg): failed to open stream: No such file or directory