Ambasadori britanik në Beograd: Modeli i Irlandës së Veriut zgjidhje e mundshme kompromisi
Rajoni dhe Politika

Ambasadori britanik në Beograd: Modeli i Irlandës së Veriut zgjidhje e mundshme kompromisi

24.Mar.2024 03:56
0

Ambasadori britanik në Serbi, Edward Ferguson, në një intervistë për gazetën serbe “Blic”, ka thënë se modeli i Irlandës së Veriut mund të jetë një nga zgjidhjet e mundshme për një kompromis në Kosovë.

 

Duke komentuar deklaratën e emisarit britanik Stuart Peach se modeli i Irlandës së Veriut mund të jetë një zgjidhje e mundshme në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ambasadori britanik në Serbi tha se, pasi ai vetë është nga Irlanda e Veriut, mund të konfirmojë se nga marrëveshja e vitit 1997 që është miratuar në atë që quhet si e “Premtja e Madhe”, kishin përfituar të gjitha komunitetet në Irlandën e Veriut.

 

“Nuk mendoj se Lordi Peach ka dashur të thotë se ky është një model i thjeshtë për zgjidhjen e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por ai sigurisht ka treguar se me vullnet politik dhe një qasje krijuese është e mundur të zgjidhen edhe mosmarrëveshjet më komplekse në lidhje me sovraniteti dhe identiteti. Një tjetër detaj interesant me Irlandën e Veriut. I gjithë procesi ishte i drejtuar nga lart-poshtë dhe “nga poshtë-lart”. OJQ-të, veçanërisht ato të grave, luajtën një rol kyç në inkurajimin e marrëveshjes dhe sigurimin që marrëveshja e paqes të përfitonte njerëzit e zakonshëm, jo vetëm liderët politikë. Për sa i përket situatës në Ballkan, lajmi i mirë është se Beogradi dhe Prishtina ranë dakord për atë që duhet bërë vitin e kaluar në Ohër”, ka deklaruar Ferguson.

Ai thekson se problemi është progresi i pamjaftueshëm në aspektin e zbatimit.

“Ne kemi parë përparim të konsiderueshëm në disa çështje. E mirëpritëm marrëveshjen për njohjen e targave dhe vulave doganore, si dhe përdorimin e energjisë. Megjithatë, të dyja palët kanë qenë të ngadalta në përmbushjen e detyrimeve më të gjera që kanë marrë. Për shembull Kosova ende nuk e ka formuar Aosciacionin, ndërsa Serbia vazhdon të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, ka deklaruar ai./Express/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ferguson-.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Gjykata në Beograd, dënon Shqiprim Musliun për rastin tek lapidari i dëshmorit Fatmir Ibishi
Qazimi: Brenda 1 viti qeverisje, Këshilli Kombëtar Shqiptar dështon 3 herë të mbajë seancë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration